Foto nga VCG
Kina ka nxjerrë udhëzime për një qasje më specifike për menaxhimin e mjedisit, njofton “Xinhua”.
Udhëzimet u publikuan bashkërisht nga zyrat e përgjithshme të Komitetit Qendror të PKK-së dhe Këshilli i Shtetit.
Sipas udhëzimeve, është e rëndësishme të adoptohet një qasje specifike për rajonin për menaxhimin e mjedisit dhe të zbatohen vijat e kuqe për mbrojtjen e ekosistemeve, cilësinë e mjedisit dhe përdorimin racional të burimeve.
Deri në vitin 2025, sistemi për menaxhimin mjedisor specifik për rajonin duhet të krijohet në thelb, dhe sistemi do të jetë i plotë dhe do të funksionojë me efikasitet deri në vitin 2035, vunë në dukje udhëzimet.
Udhëzimet përfshijnë 18 politika të detajuara në gjashtë aspekte, duke përfshirë lehtësimin e zhvillimit me cilësi të lartë, sigurimin e mbrojtjes së nivelit të lartë të mjedisit ekologjik dhe forcimin e mbikëqyrjes dhe vlerësimit. (Fatosi)