Foto nga VCG
Aktualisht, janë propozuar tre tregues monitorimi për vlerësimin e "Kinës së bukur", duke përfshirë ekosistemin e shëndetshëm, mjedisin e bukur si dhe zhvillimin e gjelbër dhe me karbon të ulët.
“Ekosistem i shëndetshëm do të thotë nëse biodiversiteti është bërë më i pasur dhe nëse ekosistemi është bërë më i qëndrueshëm dhe i pranueshëm. Mjedis i bukur do të thotë nëse qielli është më blu, uji është më i pastër dhe toka më e gjelbër. Ndërkohë edhe zhvillimi i gjelbër dhe me karbon të ulët ka të bëjë më shumë me stilin e jetesës të gjelbër dhe me metodat e prodhimit të gjelbër.” - u shpreh drejtori i Departamentit të Monitorimit Ekologjik dhe Mjedisor pranë kësaj ministrie, Jiang Huohua. Sipas tij, “të dhënat do të tregojnë se si arrihet një Kinë e bukur”.
Foto nga CMG
Ministria tregon se Kina ka bërë hapa të jashtëzakonshme në ndërtimin e një sistemi modern të monitorimit ekologjik që kur hyri në Planin e 14-të Pesëvjeçar (2021-2025). Aktualisht, janë 33 mijë pika monitorimi mjedisor në vend, të cilat verifikohen direkt nga vendi. Me satelitët, mjetet ajrore pa pilot, anijet monitoruese dhe mjetet e vëzhgimit me bazë tokësore, Kina ka siguruar një mbulim gjithëpërfshirës të monitorimit të cilësisë mjedisore, asaj ekologjike dhe burimeve të ndotjes.
Në qytetin Hangzhou të provincës Zhejiang të Kinës Lindore, stafi i Zyrës për Ekologji, Mjedis dhe Atmosferë gjeti një sinjal alarmues në platformën e saj të monitorimit. Punonjësit arritën në vend ku shikuan se kashta e misrit ishte përfshirë nga zjarri. Zbulimi i shpejtë i këtij zjarri u bë pikërisht nga një taksi që kalonte aty pranë. Vitet e fundit, Hangzhou ka shndërruar qindra taksi dhe autobusë në stacione të lëvizshme mikro të monitorimit të ajrit. Për të verifikuar në kohë reale nivelin e grimcave në ajër, përgjatë rrugëve janë instaluar pajisje të vogla monitorimi. Në fund, të gjitha burimet monitoruese formojnë një imazh ajror në kohë reale të të gjithë qytetit.
"Taksitë dhe autobusët përshkojnë një itinerar shumë më të gjatë se automjetet private. Pasi pajisjes me aparate monitoruese të rreth 400-500 taksive dhe autobusëve, ata janë në gjendje të mbledhin të dhëna për qindra kilometra të realizuara çdo ditë. Të dhënat transmetohen në qendrën e të dhënave në kohë reale, gjë që na lejon të zbulojmë dhe adresojmë problemet e shfaqura në një fazë të hershme." - thotë zv/drejtori i Byrosë së Ekologjisë dhe Mjedisit në Hangzhou, Luo Rongqiang.
Foto nga CMG
"Ne do të përpiqemi të bëjmë përparim të madh në ndërtimin e një sistemi modern të monitorimit në rreth pesë vjet, dhe më pas në vitet e tjera ose më shumë deri në vitin 2035, në thelb do të përfundojmë ndërtimin e këtij sistemi monitorues. Ne do të përfitojmë nga vëzhgimi i të dhënave për t’i shërbyer menaxhimit tonë mjedisor, për të përmbushur nevojat e njerëzve dhe për të kontribuar në ndërtimin e një 'Kine të bukur’ me qiell blu, tokë të gjelbër dhe ujë të pastër." - përfundon drejtori Jiang.