Ekspertët bëjnë thirrje për më shumë përpjekje në robotikë
2024-03-15 09:52:37

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina është bërë një forcë nxitëse për forcimin e zhvillimit të industrisë globale të robotikës. Tregu i robotëve industrialë në Kinë përjetoi rritje të qëndrueshme në vitin 2023, me shitjet që arritën në 316.000 njësi, që përfaqëson një rritje vjetore prej 4.29 për qind, sipas një raporti të publikuar nga Instituti i Kërkimeve të Industrisë Gaogong. Robotët industrialë kinezë zënë më shumë se gjysmën e tregut global, duke arritur një pjesë prej 52.45 për qind.

 

Kina duhet të përdorë masa të synuara për të zhvilluar më tej industrinë e saj të robotikës, duke u fokusuar në fusha kyçe të tilla si teknologjitë themelore të avancuara, lokalizimi i komponentëve kritikë dhe rritja e performancës së aplikacioneve të përgjithshme, në mënyrë që të qëndrojë konkurruese përtej tregut vendas, thanë ligjvënësit kombëtarë dhe analistët e industrisë.

 

Kina është bërë një forcë nxitëse kritike për forcimin e zhvillimit të industrisë globale të robotikës, tha Zhang Jin, deputet i Asamblesë të 14-të Kombëtare Popullore dhe president i “Siasun Robot and Automation Co” me bazë në provincën Liaoning, një nga firmat më të mëdha të robotikës në botë.

 

Kompania ka bërë përparime të mëdha për kontrolluesit autonomë të robotëve dhe të servomotorit. Duke demonstruar aftësitë dhe besueshmërinë e komponentëve të robotëve industrialë vendas, kompania po ndihmon në forcimin e pozicionit të vendit në tregun global të robotikës, tha Zhang.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Siasun” ka kryer kërkime dhe zhvillim të sistemeve të robotëve industrialë me shpejtësi të lartë, me ngarkesë të lartë dhe me precizion të lartë, në mënyrë që të mprehë avantazhin e tij konkurrues, shtoi Zhang.

 

Tregu i robotëve industrialë në Kinë përjetoi rritje të qëndrueshme në vitin 2023, me shitjet që arritën në 316.000 njësi, që përfaqëson një rritje vjetore prej 4.29 për qind, sipas një raporti të publikuar nga Instituti i Kërkimeve të Industrisë Gaogong. Vjet u pa gjithashtu një ndryshim i dukshëm në pjesën e tregut midis prodhuesve kinezë dhe të huaj. Për herë të parë, robotët industrialë kinezë zënë më shumë se gjysmën e tregut, duke arritur një pjesë prej 52.45 për qind, sipas raportit.

 

“Kina ka arritur një moment historik të rëndësishëm në industrinë e robotëve industrialë duke zhvilluar një zinxhir të plotë furnizimi dhe duke arritur përparime në komponentët thelbësorë”,- tha Lu Hanchen, drejtor i institutit.  Me aftësinë për të kontrolluar kostot, për të rritur konkurrencën e produktit dhe për të nxitur bashkëpunimin midis partnerëve, kompanitë vendase të robotëve industrialë janë të pozicionuar mirë për të dominuar tregun, shtoi Lu.

 

Për sa i përket funksionalitetit, markat kineze kanë treguar përparim të jashtëzakonshëm dhe avantazhet e tyre qëndrojnë në lehtësinë e përdorimit dhe nivelin e inteligjencës në produktet e tyre, tha Zhang.

 

Ai shtoi se qindra modele robotësh të “Siasun” janë shitur në mbi 40 vende dhe rajone, duke u shërbyer më shumë se 3000 korporatave shumëkombëshe në mbarë botën.  Megjithatë, mungesa e aplikacioneve të nivelit të lartë është një pengesë për përparimin e industrisë. Aplikacionet e nivelit të lartë, si ato në industrinë e gjysmëpërçuesve, kërkojnë robotë të specializuar të aftë për të vepruar në mjedise me vakuum.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Këta robotë luajnë një rol me rëndësi në sigurimin e besueshmërisë dhe efikasitetit të proceseve të prodhimit në industri të ndjeshme, tha Zhang.

 

“Roli i provincës Liaoning, si djepi i industrisë së robotikës në Kinë, i shoqëruar me avantazhet e saj të qenësishme në akademi, kërkime, infrastrukturë kompjuterike dhe skenarë aplikimi, e pozicionon atë si një fortesë për inovacionin në sektorin e robotikës”,- tha Zhang.

 

Sipas tij, është e domosdoshme të mbështetet ngritja e një qendre kombëtare të inovacionit të teknologjisë në rajonin verilindor të Kinës, në mënyrë që të krijohet një ekosistem që nxit bashkëpunimin dhe sinergjinë midis elementëve të ndryshëm të ekosistemit të inovacionit, duke përfshirë industrinë, financimin dhe talentin.