Helena Halilaj ( foto personale)
Helena Halilaj ka lindur në një familje ku është pritur me shumë dashuri dhe vëmendje. Fëmijëria e saj ishte e mbushur me kujtime të bukura nga familja dhe miqtë. Besimi në Zot dhe disiplina e saj e ndihmuan të kalojë nëpër momente të vështira dhe të mbetet e fortë. Megjithëse ëndrra e saj për të jetuar diku tjetër është e pranishme, ajo vendos të qëndrojë në Shqipëri për t'i kushtuar vetes dhe detyrimeve të saj familjare. Helena e shikon rolin e gruas në shoqërinë shqiptare si një sfidë për lirinë dhe vetëvendosjen, duke vlerësuar punën dhe aftësinë e grave për të marrë vendime dhe për të ndikuar në jetën e tyre. Përkushtimi i saj ndaj letërsisë dhe besimi në fuqinë e saj për të shkruar reflektojnë angazhimin dhe pasionin e saj për artin dhe shprehjen e ndjenjave të saj. Helena është autore e shtatë librave në prozë dhe poezi. Ajo ka marrë pjesë në disa evente letrare në vend, por dhe në Kosovë, Itali, Austri, Spanjë, Portugali dhe Turqi dhe është nderuar me disa çmime. Helena është lektore në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës si dhe analiste e problemeve sociale në media dhe konferenca të ndryshme
Helena Halilaj ( foto personale)
Helena Halilaj: Ne fakt është e vërtetë që duket tepër modern dhe i tillë ka tingëlluar edhe para shumë kohësh. Babi dhe mami kanë parë Helenën e Trojës dhe e kane dëshiruar. Por diçka tjetër tepër e habitshme ishte që një vajzë nga Kukësi, një qytet kaq i izoluar asokohe, kishte emër modern.
CMG: Si e kujton fëmijërinë?
Helena Halilaj: E kujtoj si epiqendër vëmendjeje dhe si një mori kujtimesh të mbledhura bashkë dhe të kompozuara bukur. Unë kam ardhur në jetë shumë vonë dhe lindja ime në familje ishte një festë e madhe, e cila u shoqërua me një vëmendje të madhe ndaj meje deri në llastim. E kam shijuar atë periudhë ku dashuria dhe çdo gjë tjetër ishin thellësisht të sinqerta. Miqtë e familjes më sillnin veshje dhe ëmbëlsira, apo fotot e mia ishin të shkrepura nga fotografi i qytetit. Këto elemente ma bënin mua shumë të veçantë fëmijërinë. Unë isha ende një fëmijë dhe më plotësoheshin thuajse të gjitha gjërat.
CMG: Këtë protagonizëm që ta kanë dhënë prindërit në fëmijëri, ta ka dhënë shoqëria në vijim ?
Helena Halilaj: Këtë protagonizëm e doja në fëmijëri sepse më shërbente në benefite të vogla. Por më pas çdo gjë ndryshoi. Koha kur kam hyrë në media isha ndër të paktat gazetare dhe e kisha vëmendjen. Unë nuk do doja që të kisha këtë protagonizëm që kam sot, sepse shpesh je në qendër të vëmendjes dhe nuk je e lirë për të vepruar siç do dëshiroje. Të jesh në qendër të vëmendjes nuk mund të thuash një fjalë, kërcesh apo jetosh si çdokush tjetër do ta bënte. Kur vishesh në rol dhe përfaqëson diçka, patjetër që ke përgjegjësi për imazhin për të cilin ke punuar. Por këtë peshë vjen një moment që dëshiron ta hedhësh në tokë dhe nuk mundesh sepse je imazh.
Kur ti je në një rreth me miq dhe njerëz që të njohin është e vështirë të shkëputesh. E ndiej që kam nevojë për një pauzë në jetën time.
Helena Halilaj ( foto personale)
Helena Halilaj: Përpara se të hyja në këtë intervistë unë qava. Shumë njerëz mund të mendojnë se jeta ime është shumë e bukur dhe nuk e njohin shpirtëroren tek unë. Është shumë e nevojshme që të kuptosh që ne nuk jemi ata njerëz që shfaqemi në rrjete sociale. Forcën më të madhe në jetë unë e kam gjetur tek besimi në Zot edhe në atë padijen time fetare. Sigurisht kam pasur momente jashtëzakonisht të vështira dhe të jesh femër është dyfish më e vështirë. Doja të theksoja që unë kam dashur të zgjedh rrugën e vështire sepse në këtë formë do merrja gjërat që doja .
CMG: Ju përmendët një pauzë në jetën tuaj, a dëshironi të jetoni diku tjetër ?
Helena Halilaj: Asnjëherë nuk kam parë zgjidhje Shqipërinë. Nuk kam dëshiruar të iki sepse nëse do kisha ikur më herët, ndoshta po. Sot kur shoh shumë vajza që ikin dhe udhëtojnë, vajza me valixhe në duar dhe ëndrra në kokë ndihem shumë mirë. Dua të theksoj që sot unë kam edhe detyrime familjare dhe nuk mund t'i lë ata tani dhe të lëviz për një jetë më të mirë. Do jetoj këtu, por patjetër me plane të tjera.
CMG:Kush është autor sipas teje ?
Helena Halilaj: Autor për mua është çdo njeri që ka jetuar. Eshtë shumë e vështirë të jesh në botën e shkrimit nëse ti nuk je sfiduar, nëse nuk ke punuar fort, nëse nuk je rrëzuar dhe ringritur. Kur isha ende fëmijë mendoja të ardhmen time, që të martohesha dhe të gjëja rehati vetëm duke dashuruar dhe shkruar, por sot e kuptoj që ajo ishte një ëndërr e nxituar. Fillimisht njeriu duhet të jetoje çdo gjë . Tek unë ka ndikuar edhe letërsia klasike.
Helena Halilaj ( foto personale)
CMG: Ka qenë një ëndërr e juaja shkrimi dhe a i keni arritur synimet në këtë aspekt?
Helena Halilaj: Njeru gjithmonë ka të gjitha pritshmëritë dhe dështimet në raport me veten për të qenë njeri më i përqendruar edhe për t’u korrigjuar. Njeriu, nëse do të arrijë diku duhet të ketë disiplinë. Për mua letërsia është ushqim për shpirtin dhe do vijojë të jetë kështu. Mendoj që njeriu do shkruajë vetëm nëse i jeton gjërat . Ajo që thyhet brenda zemrës sonë kthehet në poezi dhe ngjitet.
CMG: Si e sheh rolin e gruas në shoqërinë shqiptare? Sa e lirë është ajo për t’i bërë gjërat ?
Helena Halilaj: Fillimisht mua nuk më pëlqen lufta që ndodh brenda llojit dhe që gratë nuk e duan njëra- tjetrën dhe kjo është ana e parë. Ndërsa versioni tjetër është fakti që gratë kanë filluar të vetëvendosin dhe fuqia me e madhe e një njeriu është të ketë liri për të vepruar dhe për t’i marrë vetë vendimet e tyre. Kjo gjë bëhet vetëm duke marrë një profesion dhe duke punuar. Unë si Helena mendoj që pas figurës së nënës puna është gjëja më e rëndësishme në jetë. Përveç nënës dhe vetes askush tjetër nuk të tradhëton në momente të jetës.
Intervistoi:Megi Latifi