Artistët australianë Craig e Karl e kthyen Muzeun e Pekinit në park tematik
2024-03-13 15:37:54

foto nga "chinadaily.com.cn"

Hapësira "Zoom In", e krijuar nga artistët dueti astralianë Craig dhe Karl në muzeun "Times Art Museum" të Pekinit / foto nga "chinadaily.com.cn"

Kur hyjnë “Times Art Museum”, në zonën e zhurmshme Wukesong, në Pekin, vizitorët mund të ndihen sikur ndodhen në një park tematik, gati për të startuar një udhëtim argëtues, falë punës së gjallë dhe argëtuese të artistëve australianë Craig e Karl.

Craig Redman dhe Karl Maier filluan të premten në Muzeun e Pekinit ekspozitën e tyre të parë “Inside Out in Cina”. Të njohur për veprat e tyre artistike vizualisht të guximshme, të ndritshme dhe argëtuse që përfshijnë ilustrimin, instalimin, dizajnin dhe animacionin, Craig e Karl kanë bashkëpunuar për dekada nga bazat e tyre në Nju Jork dhe Londër.

Instalimi "Paqe", i krijuar nga artistët dueti astralianë Craig dhe Karl / foto nga "chinadaily.com.cn"

E bashkëprodhuar nga muzeu dhe “R+Production”, një agjenci kuratoriale e artit bashkëkohor, ekspozita zë hapësirën prej 2000 metrash katrorë me mbi 100 vepra arti nga punimet e fundit të artistëve, duke përfshirë disa pjesë krejt të reja, sipas kuratorit Wang Jiayi.

Vizitorët mund të eksplorojnë disa hapësira eksperimentale, ku secila paraqet një mjedis të ndryshëm, nga punimet e artistëve te magjia e arkitekturës kineze dhe fusha digjitale.  

Hapësira "Zoom out", e krijuar nga artistët dueti astralianë Craig dhe Karl në muzeun "Times Art Museum" të Pekinit / foto nga "chinadaily.com.cn"

Për shembull, në “Zoom Out”, audienca kineze mund të ndeshet me një ndjenjë familjariteti ndërsa shikojnë skulpturat shumëngjyrëshe të formave të thjeshta, rrumbullake, katrore dhe drejtkëndore.

Në këtë hapësirë të ngjashme me oborrin janë paraqitur dy forma në arkitekturën tradicionale kineze, paifang, ose portat e harkut përkujtimor dhe kolonat prej guri.

Këtu, audienca gjithashtu inkurajohet të ndajë emocionet e tyre aktuale duke përdorur ikona interesante digjitale për t'u shprehur, duke parë që simboli i tyre i zgjedhur të marrë jetë në ekranet në të gjithë hapësirën.

“Duke nxitur këtë dialog interaktiv, Craig & Karl ftojnë shikuesit të formësojnë interpretimin e peizazhit urban, duke fshirë kufijtë midis artit dhe shikuesit në një përvojë dinamike dhe zhytëse”,- tha Wang.

Një vizitor në hapësirën "Zoom In", të krijuar nga artistët dueti astralianë Craig dhe Karl në muzeun "Times Art Museum" të Pekinit / foto nga "chinadaily.com.cn"

Ndryshe nga prezantimi i strukturave gjigante në një shkallë të vogël në “Zoom Out”, hapësira “Zoom In” transformon objektet në studion e artistit, duke përfshirë një filxhan, një palë syze, çelësa, një laps dhe një celular, në objekte kolosale që mashtrojnë vizitorët, duke besuar se janë shndërruar në qenie të vogla.

“Nëpërmjet këtyre mjediseve, shfaqja synon të ndryshojë këndvështrimin tonë për botën përreth nesh dhe të sigurojë një ndjenjë habie në të përditshmen, duke sjellë befasi dhe zbulime me zgjuarsi dhe një optimizëm infektiv”,- tha kuratori.

Skulptura "Duo" e krijuar nga artistët dueti astralianë Craig dhe Karl gjendet në "Mini Golf" në muzeun "Times Art Museum" të Pekinit / foto nga "chinadaily.com.cn"

Një tjetër pikë e fortë e spektaklit të Pekinit është instalimi i njohur i artistëve australianë, “Mini Golf”.  Fillimisht e realizuar dhe prezantuar në Londër në vitin 2022, kampi me nëntë vrima i ekspozuar në Muzeun e Pekinit është një dizajn krejtësisht i ri, që dominon hapësirën e galerisë prej gati 500 metrash katrorë.

Me konceptin e lojës në qendër të veprës artistike, vizitorët ftohen të marrin pjesë në instalim dhe të luajnë, për ta përjetuar veprën artistike nga afër. Performanca kryesohet nga skulptura monumentale “Duo”, një çift figurash të thjeshta me piktogram, me secilën sipërfaqe që paraqet një përplasje ngjyrash dhe modelesh.

Dy figurat e adhurueshme që qëndrojnë në këmbë pranë njëra-tjetrës konsiderohen si një faksimile e vetë dyshes artistike, duke theksuar dualitetin si një temë qendrore në praktikën e vazhdueshme bashkëpunuese të tyre.  Po ashtu, në muze janë paraqitur edhe një sërë portrete të familjarëve, të miqve dhe të të famshmëve; “Island”, një instalacion specifik i krijuar për të festuar Vitin e Dragoit; dhe “Pace”, një skulpturë madhështore e kuqe e një shenje paqeje.  Ekspozita do të zgjasë deri më 26 maj.

Skulptura "Duo" e krijuar nga artistët dueti astralianë Craig dhe Karl gjendet në "Mini Golf" në muzeun "Times Art Museum" të Pekinit / foto nga "chinadaily.com.cn"