Letërsia, baza e suksesit të parukierit kinez
2024-03-13 10:00:25

Gjatë performancës artistike të stilimit të flokëve, të organizuar nga marka “L'Oreal Professionnel”, më 1 mars, në “West Bund Art Center” në Shangai, pati një të ftuar special për të paraqitur modelet e tij.  Zhang Jingwang, fituesi i “Global Hairstylist” në “L'Oreal Professionnel Style& Color2023”, mori pjesë në shfaqjen e sivjetme të modeleve të flokëve.

Për të kremtuar 60-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike kino-franceze, programi u nda në tre segmente që prezantonin modelin e flokëve të së shkuarës, të tashmes dhe të së ardhmes në të dy vendet, si dhe shfaqnin miqësinë e tyre të ngushtë.

 

I shoqëruar nga muzika, kërcimi dhe piktura në vend, Zhang dhe 59 parukierë të tjerë krijuan një atmosferë gjithëpërfshirëse që integronte artin dhe modelet e flokëve.  Në finalen e “L'Oreal Professionnel Style & Color Trophy 2023”, e organizuar në fund të vitit të kaluar në selinë qendrore të kompanisë në Paris, ishin të pranishëm gjashtë stilues të modeleve të flokëve të përzgjedhur nga 105.000 garues për të prezantuar modelet e tyre në nëntë orë në terren.

 

foto: ChinaDaily

foto: ChinaDaily

Zhang fitoi kompeticionin e parë për Kinën. Ai tha se stili i tij fitues u frymëzua nga Bo Yi, një bishë fatsjellëse që ka trupin e një dhie, nëntë bishta, katër veshë dhe sy në shpinë dhe shfaqet në tekstin e lashtë “Shan Hai Jing” (Classics of the Mountains and Seas).

 

“Si një bishë nga mitologjia e lashtë kineze, Bo Yi është i butë, por i guximshëm dhe sypatrembur. Dua të sjell në botë estetikën dhe historitë kineze”,- deklaroi 29-vjeçari, i cili theksoi se përqendrimi, këmbëngulja dhe praktika e vazhdueshme janë arsyet e suksesit të tij.

 

Në muajin para finales, ai u mbyll në një dhomë dhe ushtrua çdo ditë deri në mesnatë. Zhang u rrit në Pekin. Pas mbarimit të shkollës së mesme ka studiuar për parukeri në një shkollë profesionale dhe ka marrë pjesë në shumë konkurse.  I përfshirë në këtë fushë biznesi për një kohë të gjatë, ai thotë se sektori kinez i parukerisë ka pësuar shumë ndryshime ndër vite.

 

“Njerëzit po i kushtojnë më shumë vëmendje krijimtarisë dhe origjinalitetit. Të gjithë duan të bëjnë diçka të re dhe unike, siç bëra unë në konkursin e “L'Oreal”.

Për shkak të përmirësimeve në cilësinë e jetës, njerëzit tani kanë kërkesa më të larta për parukierë dhe stilues të flokëve, kështu që teknikat kineze të parukierisë janë përmirësuar shumë”,- tha ai.

 

foto: ChinaDaily

foto: ChinaDaily

Zhang merr pjesë shpesh në Javën e Modës në Shangai dhe Javën e Modës në Paris dhe mëson shumë nga stilistët francezë.

“Nga pikëpamja teknike, stilistët kinezë janë tashmë shumë të aftë”, theksoi ai.

 

Krahas Zhang, Lyu Chuanping, një student i diplomuar në artin e mediave digjitale në Akademinë e Artit të Kinës, fitoi Çmimin e Artistit 3D në kompeticionin “L'Oreal Professionnel Style & Color 2023”.  I frymëzuar nga statuja e Budës në shpellat në Dunhuang, në provincën Gansu, Lyu kombinoi kulturën tradicionale kineze me teknologjinë moderne virtuale për të krijuar një efekt magjik.  Për Zhang, kompeticioni është vetëm fillimi. “Unë dua që parukierët e rinj të dinë se aftësia do të jetë gjithmonë shtylla më e rëndësishme për të mbështetur një karrierë afatgjatë”,- tha ai.