Foto nga VCG
Ekspertët dhe zyrtarët nga vende të ndryshme vlerësuan lart zhvillimin e forcave të reja prodhuese cilësore në Kinë, duke thënë se ato janë bërë nxitëse të zhvillimit global dhe do të promovojnë në mënyrë efektive zhvillimin dhe ndryshimet teknologjike në mbarë botën.
Phinij Jarusombat, ish-zëvendëskryeministër i Tajlandës dhe kryetar i Komitetit Tajlandez-Kinez të Promovimit të Kulturës, tha në një intervistë për CMG-në se forcat e reja prodhuese cilësore të Kinës po bëhen motori i ndryshimit dhe zhvillimit në vendet e ASEAN-it, si edhe në tërë botën.
Phinij vuri në dukje se automjetet me energji të re, të cilat përfaqësojnë objektivin e Kinës lidhur me krijimin e forcave të reja prodhuese cilësore, vlerësohen nga tregjet globale për cilësinë e tyre dhe përdorimin e teknologjisë së lartë. Sipas tij, vendosja e vëmendjes nga Kina te forcat e reja prodhuese cilësore po i mundëson ASEAN-it, veçanërisht Tajlandës, të arrijë përparime të reja.
Foto nga VCG
Kreu i Dhomës së Përfaqësuesve të Nepalit Dev Raj Ghimire theksoi rëndësinë e zhvillimit të forcave të reja prodhuese cilësore në nxitjen e teknologjive të reja dhe në përballimin e sfidave ekonomike globale e të ndryshimit klimatik.
Zhvillimi i forcave të reja prodhuese cilësore do të nxisë zhvillimin e vazhdueshëm të shkencës dhe teknologjisë së Kinës, duke nxitur kështu edhe më tej zhvillimin e ekonomisë së dytë më të madhe në botë, shtoi kryeparlamentari.
Kongresmeni peruan Eduardo Salhuana u shpreh se ai u ndje i befasuar prej zhvillimit teknologjik të Kinës në fusha të tilla që shkojnë nga shkencat kompjuterike te robotika e automobilat, në Konferencën Botërore të Telefonisë së Lëvizshme për vitin 2024, të zhvilluar në qytetin spanjoll të Barcelonës në fillim të këtij viti.
Salhuana shpreson se zhvillimi i forcave të reja prodhuese cilësore nga Kina do të sjellë një ndikim pozitiv mbi zhvillimin ekonomik në Peru.
Zamir Ahmed Awan, kryetari themelues i Aleancës Kërkimore Globale të Rrugës së Mëndafshit me bazë në Islamabad, tha se forcat e reja prodhuese cilësore tërhoqën shumë vëmendje gjatë "dy sesioneve" të sapopërfunduara të Kinës.
Duke vënë në dukje që forcat prodhuese, duke përfshirë forcat e reja prodhuese cilësore, kanë një rëndësi shumë të madhe për zhvillimin e ekonomisë së një vendi, Awan u shpreh për CMG se zhvillimi i forcave të reja prodhuese cilësore do të jetë në të mirë të zhvillimit ekonomik jo vetëm të Kinës, por edhe të vendeve të tjera. (Çang Çuo)