Përparimi i Xinjiang-ut në sytë e ligjvënësve dhe këshilltarëve politikë kombëtarë
2024-03-11 19:24:24

Li Lan, një deputete e legjislaturës së 14-të të Asamblesë Kombëtare Popullore (AKP), ka parë nga afër zhvillimin e portit të Alatavit dhe hapjen e Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit në brendësi të Kinës Veriperëndimore.

Foto:VCG

Përfaqësues të AKP-së nga Xinjiang-u në sesion vjetor, 7 mars 2025, Pekin(Foto:VCG)

Ky port tokësor në kufirin me Kazakistanin, me 115 linjat e tij hekurudhore të transportit të mallrave që lidhin 25 vende dhe rajone, ka rëndësi jetike për Xinjiang-un.

Li, zëvendësdrejtorja e qendrës teknike të doganës së portit, ka parë ndryshimet e mëdha të porteve tokësore në Xinjiang gjatë hapjes së rajonit. "Kemi pasur më shumë lloje mallrash të importuara nga një numër në rritje vendesh," theksoi Li.

Në vitin 2023, tregtia e jashtme e Xinjiang-ut u rrit 45.9 % në krahasim me vitin 2022, duke arritur një nivel të ri prej rreth 50.35 miliardë dollarësh amerikanë, sipas Drejtorisë së Doganave të Urumqit, kryeqendër e rajonit.

Ndërsa Muhtabar Abdolla, mjeke hematologe në një spital në Urumqi, ka qenë dëshmitare e përparimit të jashtëzakonshëm në kujdesin shëndetësor gjatë dekadave të fundit.

Përmirësimet në diagnostikimin e sëmundjeve të gjakut dhe futja e metodave të reja të trajtimit, si ilaçet e teknologjia e transplantimit të qelizave rrënjë hematopoietike, kanë rritur ndjeshëm normat e mbijetesës së pacientëve, tha ajo.

Me përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor, jetëgjatësia mesatare në Xinjiang u rrit nga 30 vjeç në vitin 1949 në 74.7 në vitin 2019.

Enzat Tohti drejton një kompani mediatike në Xinjiang, e cila filloi të ndante video të shkurtra të jetës së përditshme të banorëve të rajonit në platforma të ndryshme mediatike në vitin 2015.

Foto:VCG

Përfaqësues të AKP-së nga Xinjiang-u në sesion vjetor, 7 mars 2025, Pekin(Foto:VCG)

Vitin e kaluar, kompania e tij ofroi trajnime për rreth 10 000 bujq dhe blegtorë në zonat e largëta, duke i ndihmuar ata të hapin biznese në internet nëpërmjet platformave të videove të shkurtra për të shitur produkte bujqësore.

Enzat Tohti gjithashtu vuri në dukje gjatë pjesëmarrjes në sesionin vjetor të organit këshillimor politik se janë bërë përparime në ruajtjen e trashëgimive kulturore në Xinjiang, krahas rritjes së fondeve për mbrojtjen e relikteve kulturore, ndërtimin e muzeve të rinj dhe shtimin e pjesëmarrjes së të rinjve në çështjen e trashëgimisë kulturore jomateriale.

Sipas raportit të punës së qeverisë që u publikua në sesionin vjetor të organit më të lartë ligjvënës në Kinë, Asamblesë Kombëtare Popullore, Kina do të vazhdojë të përmirësojë mbrojtjen e trashëgimisë kulturore jomateriale.

Foto:VCG

 Porti i Alatavit(Foto:VCG)

(Zhang Yan/Artan)