Rita Ora në spektaklin The Masked Singer (Foto nga Tik Tok)
Rita Ora, ka marrë një rol të rëndësishëm në sezonin e 11-të të spektaklit “The Masked Singer” në Shtetet e Bashkuara. Pas një performancë të jashtëzakonshme si paneliste në versionin e Mbretërisë së Bashkuar, Rita tani shkëlqen në skenën amerikane të këtij formati kaq të pëlqyer nga publiku. Hapja spektakolare e sezonit të ri u bë nga vetë Rita, e cila performoi këngën e njohur “Who Are You” të grupit The Who. Paraqitja e saj në skenë ishte mahnitëse dhe Rita dukej mjaft energjike. Si anëtare e jurisë në “The Masked Singer” ShBA, Rita po tregon aftësitë e saj për të vlerësuar talentin, të cilat i ka demonstruar edhe në edicionet e tjera ndërkombëtare të spektaklit. Ajo bashkohet me panelin prej yjesh të jurisë, të përbërë nga personalitete të njohura të industrisë muzikore. Pjesëmarrja e Ritës në “The Masked Singer” ShBA është një dëshmi e qartë e suksesit në tregun ndërkombëtar. Fansat e Ritës janë të emocionuar të ndjekin çdo hap të saj dhe të shohin se si do të vlerësojë dhe zbulojë talentet e fshehura prapa maskave të ndryshme në spektakël. Gjatë spektaklit, konkurrentët këndojnë të mbuluar plotësisht nga kostumet e tyre madhështore, duke krijuar një mister rreth identitetit të tyre që mbajnë deri në momentin e zbulimit.
Rita ka sfidën të dallojë zërat dhe të japë mendimet e saj, pa ditur kush ndodhet prapa maskës. Me këtë angazhim të ri në “The Masked Singer” SHBA, Rita Ora vijon të jetë një ambasadore e kulturës shqiptare në arenën botërore. Sezoni i ri premton të jetë një udhëtim mbresëlënës për të gjithë, me në krye Rita Orën.