Së shpejti një bashkëpunim mes Ermal Fejzullahut, Luiz Ejllit dhe Bardhit
2024-03-10 15:13:27

Ermali,Bardhi,Luizi (Foto e instaStory)

Ermali,Bardhi,Luizi (Foto e instaStory)

Duket se është realizuar një këngë ndërmjet artistëve më njohur  shqiptarë, Ermal Fejzullahu, Bardhi dhe Luiz Ejlli. Këngëtarët janë bërë bashkë për një projekt të ri, i cili pritet të publikohet së shpejti. Kjo konfirmohet edhe nga faqja e Bardhit në Instagram, edhe pse ai momentalisht është pjesë e formatit televiziv “Big Brother VIP Albania 3”.  Ata me sa duket kanë punuar për këtë projekt më parë, por që pritet që të publikohet këtë periudhë. Pavarësisht se i takojnë zhanreve të ndryshme, ky bashkëpunim besohet se do të pëlqehet nga publiku. Shumë prej këngëve të të tre këngëtarëve, janë hite të pëlqyera nga publiku shqiptar. Pritet që edhe ky material muzikor, të shndërohet në një tjetër “hit”.