Ditët e fundit, Elias Jabbour publikoi një artikull me titullin “Kinë, 2024” për të komentuar gjendjen e zhvillimit të Kinës në vitin 2024. Jabbour u shpreh se: “situata aktuale e ekonomisë së Kinës në mediat perëndimore dhe revistat akademike nuk është situata aktuale e ekonomisë së Kinës. Për ata që jetojnë në vendet veriore, Kina duket se po kalon një krizë të madhe, çka do të thotë se dështimi i ‘modelit’ të saj ka filluar të shfaqë shenja. Për ta, ky është një ‘mësim’: Kina duhet të rrisë rolin e konsumit në kurriz të një modeli transhendent të bazuar në eksporte dhe investime. Sipas atyre, Kina duhet të rrisë rolin e konsumit për të zëvendësuar një model të vjetëruar të bazuar në eksporte dhe investime”.
foto nga VCG
“Në fakt, ne pamë Kinën të kapë një rritje ekonomike prej 5.2%. Në të njëjtën kohë, ShBA-ja u rrit me 2.5%, Japonia 1.9%, Franca 0.9% dhe Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania me -0.1%. Për sa i përket produktivitetit të punës, ritmi i rritjes së Kinës në vitin 2023 ishte 4.8%, ndërsa ai i ShBA-së ishte -0.7% dhe Gjermania 0.3%. Në përgjithësi, kjo do të thotë se përveçse ka autonomi të mjaftueshme teknologjike në disa sektorë të avancuar, Kina vazhdon të bëjë hapa përpara në rrugën drejt arritjes së ekonomive kryesore të botës.”
“Më interesantja, ne vemë në dukje se që nga viti 2020, performanca ekonomike e Kinës ka qenë mbi nivelin e nevojshëm për të arritur objektivin e vitit 2035. Me fjalë të tjera, kjo do të thotë se Kina mund të arrijë nivelin e zhvillimit të dëshiruar nga udhëheqja e vendit më herët se sa pritej. Pra, nuk mund të mos pyesim: pse Kina jo vetëm që ka arritur të ruajë nivelin e kërkuar të rritjes, siç është krijimi i 11 milionë vendeve pune urbane në Planin e 14-të pesëvjeçar (nga viti 2021), por gjithashtu vazhdon të jetë lider i rajoneve të tjera të botës, veçanërisht si burim i prosperitetit për Vendet e Jugut. Për shembull, në shtator të vitit 2013, presidenti i Kinës Xi Jinping paraqiti nismën ‘Një brez, një rrugë’. Deri më tani, 154 vende i janë bashkuar zyrtarisht nismës, me një investim total prej rreth 1 trilion dollarë në pothuajse të gjitha kontinentet e botës.”
foto nga VCG
“Situata aktuale nuk tregon se ekonomia kineze ka hyrë në një ‘moment të Çernobilit’. Problemet në industrinë e pasurive të paluajtshme janë ekzagjeruar shumë. Natyrisht, në një vend kaq të madh sa Kina, një krizë që ndodhi papritur në një sektor, i cili përbën rreth 30% të ekonomisë, nuk është çështje e vogël. Po asnjë vend kapitalist në botë nuk ka kapacitetin për të planifikuar transformimin në procesin dinamik të ndryshimeve midis sektorëve ekonomikë dhe sistemeve të të drejtave të pronës, por këto ndryshime do të nxisin zhvillimin e projektit të Kinës”, - shtoi ai.
“Ky transformim është i vështirë për shkak të shkallës së madhe të operacioneve, por ai edhe ka shpejtuar ndërtimin e zhvillimit me cilësi të lartë. Sepse do të thotë zgjerimi i shërbimeve publike si hekurudhat e shpejtësisë së lartë, zgjerimi i investimit masiv që e mban Kinën në ballë të revolucionit industrial aktual në botë, bazuar në industrinë e energjisë së rinovueshme dhe nxitjen e ndërtimit të spitaleve moderne, shkollave, qyteteve inteligjente, që do të sjellin përfitime për popullin.”
“Të gjithë këto forca të reja të rritjes ekonomike do të formojnë bazën e forcave prodhuese të reja cilësore" të propozuar nga presidenti Xi Jinping, domethënë zhvillim ekonomik i bazuar në teknologji krejtësisht të reja në të gjitha fushat e aktiviteteve shoqërore. Në këtë kuptim, shumë njerëz të interesuar për zhvillimin e ardhshëm të Kinës do të pyesin: A është e mundur të ruhet një nivel rritjeje në përputhje me nevojat e vendit? ”
foto nga VCG
Jabbour ka dhënë përgjigje në artikull. “Përgjigja është po. Ky nuk është një optimizëm për të ardhmen e ekonomisë së Kinës, por përkundrazi një këndvështrim i njerëzve që kanë qenë të shqetësuar në dekadat e fundit me ndërtimin e makinerive të mëdha shtetërore.”
Jabbour tha se: “Perëndimi gjithmonë i injoron avantazhet e Kinës në arritjen e objektivave të rritjes dhe punësimit. Së pari, Kina ka një bërthamë financiare të përqendruar në 96 grupe të ndërmarrjeve të mëdha shtetërore dhe 144 institucione financiare publike të krijuara për të nxitur zhvillimin. Së dyti, në bazën e inteligjencës aritificiale dhe teknologjive 5G dhe teknologjive të tjera, Kina ka nisur një model të ri të planifikimit ekonomik.”
foto nga VCG
“Unë besoj se ekonomia kineze mund të mbajë një vrull rritjeje që është në përputhje me nevojat e zhvillimit të saj dhe madje edhe të botës. Në vitin 2024 do të shohim se forca e zhvillimit do të vazhdojë të konsolidohet në bazën e zhvillimit të forcave prodhuese të reja cilësore”, u shpreh Jabbour në fundin e artikullit.