Bebe Rexha shkëlqen në eventin vjetor të Billboard, “Women In Music 2024”
2024-03-10 15:15:15

Bebe Rexha (Foto instagrami)

Bebe Rexha (Foto instagrami)

Ngjaja vjetore “Billboard “Women In Music 2024” në Los Angeles mblodhi së bashku disa nga artistët më në zë të momentit, duke përfshirë edhe artisten me famë botërore, Bebe Rexha. Artistja shfaqet çdo herë më shumë në skenën ndërkombëtare duke lënë gjurmë të pashlyera me talentin dhe performancat e saj. Bebe Rexha shkëlqeu, duke  me prezencën e saj, duke mahnitur të pranishmit. Ajo qëndroi ndër emrat e shquar të mbrëmjes, duke treguar për të gjithë energjinë dhe sharmin që përfaqëson në skenë. Ky event vjetor u mbajt në Teatrin ‘YouTube’ në Inglewood, Kaliforni, mbrëmjen e së mërkurës. 

Billboard vlerëson që nderimet “Women In Music” tregojnë për rëndësinë globale që ka marrë muzika në ditët e sotme. Artistë si Karol G, Charli XCX, Maren Morris, NewJeans, TEMS, Victoria Monet, Young Miko dhe Luísa Sonza performuan në këtë mbrëmje gala në Los Angeles. Pa dyshim, prezencat e artistëve të talentuar si Bebe Rexha, së bashku me performancat e tyre, kontribuojnë në rritjen dhe promovimin e diversitetit të kulturave përmes muzikës në arenën ndërkombëtare.

Sava Lena