Mediat kanadeze publikuan së fundmi lajmin se qeveria kanadeze ka arritur një marrëveshje me Michael Spavor, një biznesmen kanadez i arrestuar nga Kina, për ta "kompensuar" për gati tre vite burg nën dyshimin për spiunazh në Kinë. U bë e ditur se vlera përfundimtare e marrëveshjes mes dy palëve ishte 7 milionë dollarë kanadezë.
Që kur Michael u arrestua në vitin 2018, qeveria kanadeze ka reklamuar "arrestimin arbitrar" të Kinës. Analistët theksojnë se i ashtuquajturi "pajtim" dhe "kompensim" thjesht tregojnë se qeveria kanadeze ka konfimuar faktin se Michael Spavor po punon si një spiun. Një përdorues kanadez i internetit komentoi se: "çdo kompensim që qeveria kanadeze bën në këtë çështje tregon se ajo po përpiqet të mbulojë diçka". Në fakt, identiteti i Michael Spavor si spiun është përcaktuar prej kohësh dhe ai vetë ka rrëfyer faktet e krimit. Por qeveria kanadeze që refuzon ta pranojë, këtë herë është vetëfajësuar.
foto nga CMG
Sipas informacionit të lëshuar nga agjencia kineze e sigurisë, Michael Spavor ka qenë aktiv në zonën kufitare midis Kinës dhe Koresë së Veriut për një kohë të gjatë, duke ndihmuar ish-diplomatin kanadez Michael Kovrig në mbledhjen e informacioneve përkatëse, duke marrë ilegalisht foto dhe video të pajisjeve ushtarake kineze dhe duke i ofruar ato në Ambasadën Kanadeze në Kinë. Pas identifikimit, informacionet e dhëna nga dy personat jashtë Kinës përfshinin një sërë sekretesh shtetërore konfidenciale kineze dhe dyshohej se përbënin veprën penale të spiunazhit jashtë vendit dhe dhënies së sekreteve shtetërore në mënyrë të paligjshme. Në vitin 2018, të dy u arrestuan në Kinë. Në shtator 2021, të dy aplikuan për lirim me kusht në pritje të gjykimit për arsye sëmundjeje dhe gjykatat përkatëse kineze e miratuan atë në përputhje me ligjin. Më pas, ata u dëbuan.
Pas kthimit në shtëpi, ndodhi një skenë dramatike: Michael çoi Kovrigun dhe Ministrinë e Jashtme kanadeze në gjykatë. Sipas këtij konflikti të brendshëm, aktivitetet e spiunazhit që ata kishin kryer në Kinë u ekspozuan, duke dëshmuar se Michael Spavor kishte bërë vërtet diçka që rrezikonte sigurinë kombëtare të Kinës. Këtu duhet përmendur një projekt, "Projekti i Raportimit Global të Sigurisë" (GSRP) i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kanadasë, i cili është përgjegjës për dërgimin e diplomatëve për të mbledhur informacione sekrete në pika të nxehta dhe Kovrig dikur ka punuar në këtë projekt.
foto nga CMG
Analistët vunë në dukje se qeveria kanadeze përfitoi nga identitetet gri të Michael Spavor dhe Michael Kovrig për t’i arrestuar ata për veprime që shkelnin ligjet kineze, shkelje të të drejtave dhe interesave legjitime të qytetarëve të saj, duke konfirmuar hipokrizinë e qeverisë kanadeze dhe të ashtuquajturat "të drejta të njeriut". Si mund ta bëjë kjo që populli kanadez t'i besojë qeverisë?
foto nga VCG
Kina është një vend i qeverisur nga sundimi i ligjit. Michael Spavor dhe Michael Kovrig dyshohen për krime që rrezikojnë sigurinë kombëtare të Kinës: provat janë të mjaftueshme e përfundimtare dhe të drejtat dhe gabimet janë të qarta. Sado gënjeshtra të sajojë qeveria kanadeze, kjo nuk do ta ndihmojë. Tani ajo duhet të respektojë faktet, të ndalojë shpifjet dhe të kuptojë saktë Kinën. Duke ndjekur udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara, ajo humbet jo vetëm reputacionin, por edhe mbështetjen e popullit të saj. (Fang Xiaoyu//Laçi)