Xi Jinping i dërgoi një mesazh ngushëllimi presidentes Hassan të Tanzanisë për vdekjen e ish-presidentit Ali Hassan Mwinyi
2024-03-09 21:36:49

foto nga VCG

foto nga VCG

Presidenti Xi Jinping i dërgoi një mesazh ngushëllimi  presidentes së Tanzanisë Samia Suluhu Hassan për vdekjen e ish-presidentit Ali Hassan Mwinyi të enjten, duke shprehur ngushëllimet e thella në emër të qeverisë dhe popullit kinez. Ai i shprehu ngushëllime të sinqerta qeverisë dhe popullit të Tanzanisë si dhe të afërmve të ish-presidentit Mwinyi.

Xi Jinping vuri në dukje se ish-presidenti Mwinyi ishte një politikan dhe udhëheqës i shquar i Tanzanisë, një mik i vjetër i popullit kinez, i cili dha një kontribut të rëndësishëm në promovimin e zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Tanzani. Kina vlerëson miqësinë e thellë tradicionale midis Kinës dhe Tanzanisë dhe është e gatshme të punojë me Tanzaninë për të zgjeruar dhe thelluar bashkëpunimin miqësor në fusha të ndryshme dhe për të promovuar një zhvillim më të madh të partneritetit gjithëpërfshirës strategjik.

Në të njëjtën ditë, zv.presidenti kinez Han Zheng i dërgoi një mesazh ngushëllimi presidentit të Zanzibarit në Tanzani, Hussein Ali Mwinyi, për vdekjen fatkeqe të ish-presidentit të Tanzanisë, duke shprehur ngushëllimet e thella e të sinqerta.