Kina dhe Franca zotohen të avancojnë bashkëpunimin ekonomik dhe financiar
2024-03-09 16:18:16

foto nga VCG

foto nga VCG

Zv.kryeministri kinez He Lifeng zhvilloi të premten bisedime onllajn me ministrin francez të Ekonomisë dhe Financave Bruno Le Maire, pas një ftese nga ky i fundit.

Të dy palët shkëmbyen mendime të thelluara mbi shqetësimet reciproke si dhe pikëpamjet mbi Dialogun Ekonomik dhe Financiar të Nivelit të Lartë Kinë-Francë.

Përfaqësuesi kinez i dialogut, tha se Kina është e gatshme të punojë me Francën për të zbatuar konsensusin e rëndësishëm të arritur nga krerët e shteteve të dy vendeve.

foto nga VCG

foto nga VCG

Duke shfrytëzuar mundësinë e paraqitur nga 60-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, Kina është e gatshme të forcojë dialogun ekonomik dhe financiar, të thellojë dhe zgjerojë bashkëpunimin në sektorët e automobilave, aviacionit dhe telekomunikacionit dhe të shtyjë marrëdhëniet dypalëshe ekonomike dhe tregtare në një nivel të ri, tha zv.kryeministri He Lifeng. 

foto nga VCG

foto nga VCG

Ndërsa udhëheqësi francez i dialogut, Le Maire tha se Franca është e gatshme të forcojë komunikimin me Kinën për të injektuar një vrull të ri në bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar Francë-Kinë.   (Fang Xiaoyu//Laçi)