Xheni Lame ( foto personale)
Një projekt i Kuvendit të Shqipërisë synon të afrojë të rinjtë me institucionet përmes një game prej pesë programesh inovative. Nisur nga qëllimi për hapjen dhe prezantimin më të gjerë të institucioneve, përfshihet një program stimulues i debatit parlamentar, ku të rinjtë përjetojnë rolin e deputetit për një ditë, ndikuar pozitivisht në qasjen e tyre ndaj vendimarrjes.
Programi "Punishtja e demokracisë" sjell një perspektivë të shtuar, duke ofruar trajnime dhe mundësinë për të krijuar një gazetë personale, ndërsa programi "Kuvend On" adreson interaksionin direkt me deputetët për çështje komunitare.
“Fjala ime”, një projekt që lidhet me ditët më të rëndësishme në kalendar, përfshin aktivitete si sjellja e eseve në Kuvend për të shprehur lirinë e fjalës, si dhe për të krijuar një platformë për diskutime me deputetët.
"Turi Parlamentar" shton një dimension tjetër, duke prezantuar ambientet e Kuvendit dhe bashkëvepruar me agjencitë turistike për të ofruar njohuri mbi institucionet. Këto programe janë ndërmarre në përpjekje për të afruar dhe angazhuar sa më shumë të rinjtë në rrugën e qeverisjes transparente dhe bashkëpunimin me Kuvendin e Shqipërisë. Xheni Lame, nga Shërbimi i Edukimit Qytetar në Kuvendin e Shqipërisë, flet për Radio Ejani në lidhje me angazhimin e të rinjve për t’u qasur në këtë institucion.
Të rinjtë në parlament ( foto personale)
CMG: Si nisi kjo ide për t’i afruar të rinjtë me Kuvendin e Shqipërisë ?
Xheni Lame: Nisi nga qëllimi apo strategjia për të qenë më të hapur për të prezantuar institucionet. Nisur nga kjo u ngritën disa programe përgjegjëse për këtë ide apo koncept.
CMG: Ju realizoni pesë programme, si i keni ndarë ato dhe cili është kuptimi specifik i tyre?
Xheni Lame: Programi i parë është “Këndvështrimi im” i hartuar për të nxitur të rinjtë të përfshihen më tepër në debate dhe diskutime te frytshme. Ata nxisin debatin parlamentar dhe vishen në rolin e deputetit vetëm për një ditë dhe të gjithë bashkë ushtrojnë atë funksion si një eksperiencë unike. Ky program është pritur shumë mirë dhe është përqafuar nga të gjithë të rinjtë. Të jesh pjesë ku ti sillesh vetë si deputet apo të japësh mendimin tënd e bën shumë interesante këtë gjë. Mbi të gjitha me këtë program ju ndryshon edhe qasja ndaj vendimarrjes. Ne kemi realizuar aktiviteve thuajse më të gjitha qytetet.
Të rinjtë në parlament ( foto personale)
CMG: Si funksionon aplikimi?
Xheni Lame: Sigurisht që ka një kalendar për të gjithë dhe duhet të jetë një organizim paraprak për çdo hap. Në përzgjedhim ditën që është më e përshtatshme për ta. Faza përgatitore e tyre është fillimisht në ambientet e shkollës ku ata bëhen gati për të ardhur në ambientet e Kuvendit dhe të aplikojnë projektin. Ne i ndjekim, ndoshta jo në të gjitha fazat, por në shumicën prej tyre .
CMG: Tepër interesant është edhe programi "Punishtja e demokracisë"
Xheni Lame: Po kjo është një ide nga shteti austriak. Të rinjtë vijnë në ambjentet tona dhe qëndrojnë për disa orë ku marrin trajnime dhe informacione rreth mënyrës se si funksionon Kuvendi. Në fund të këtij trajnimi ata realizojnë një gazetë personale me opinione dhe piktura, të cilat janë të realizuara nga ata vetë. Kjo është një gjë shumë pozitive sepse ata këtë gazetë e marrin me vete dhe e kanë si një kujtim të veçantë. Edhe deputet janë pjesë e këtij programi sepse ata mund t’i marrin në intervistë dhe mund ta përdorin atë material për gazetën e tyre. Ky është një program i përshtatshëm për grupmoshën 8-14 vjeç.
CMG: Cilat janë pyetjet më të shpeshta që të rinjtë bëjnë ?
Xheni Lame: Pyetjet janë të ndryshme sa normale, familjare dhe profesionale. Kurioze janë për jetën dhe agjendën e një deputeti se çfarë bën ai në vetvete.
Të rinjtë në parlament ( foto personale)
CMG: Programi "Kuvend On" çfarë qëllimi ka ?
Xheni Lame: Është një sesion në kuadër të qëllimit final për t'u përballur me deputetët e zgjedhur dhe ju bëjnë pyetje për komunitetin ku ata jetojnë. Synimi është që të ndryshojnë diçka qoftë përmes ideve apo pyetje.
CMG: “Fjala ime”, po ashtu një tjetër projekt për të rinjtë çfarë nënkupton?
Xheni Lame: “Fjala ime” lidhet drejtpërdrejt me kuptimin e parë të saj. Në përcaktojnë ditët më të rëndësishme në kalendar që lidhen drejtpërdrejt me fjalën dhe mënyrën se si mund të fitojmë lirinë e të shprehurit. Përshëmbull e fundit që ne kemi realizuar ka qenë në 20 shkurt për lirinë e fjalës, ku të rinjtë vijnë në ambjentet e Kuvendit dhe sjellin disa ese përkundrejt deputetëve, duke krijuar bashkbisedim me ta. Është entuziazëm për ata sepse sjellin diçka dhe të bëhen të zëshëm brenda ambjenteve të Kuvendit.
CMG: Ju bëni edhe një "Tur Parlamentar"?
Xheni Lame: Po ne bëjmë një tur për të prezantuar ambjentet në të dyja godinat, por mund të jenë edhe vizita tematike. Ata marrin informacion dhe mund të kenë ndarë datën për të ardhur dhe ne do t'iu japim informacion mbi temën që ka interes Ka shumë të rinj dhe të huaj mbi të gjitha që vijne për të njohur institucionet tona. Bashkëpunimi është sigurt me agjencitë turistike kur duam të jemi pjesë e guidave që kanë në Tiranë. Ata duhet të bëjnë një aplikim parprak dite dhe orari .
Intervistoi: Megi Latifi
Të rinjtë në parlament ( foto personale)