Sinjalet e lëshuara nga kryediplomati kinez
2024-03-08 17:40:29

Si e sheh Kina botën? Si do të ndërveprojë Kina me botën? Në fillim të pranverës të këtij viti, Wang Yi, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së dhe ministër i Punëve të Jashtme i Kinës, iu përgjigj 21 pyetjeve nga gazetarë kinezë e të huaj në konferencën për shtypin gjatë "dy sesioneve" të vitit 2024, duke mbuluar shumë çështje, si marrëdhëniet e Kinës me vendet e tjera të mëdha, pikat e nxehta rajonale dhe qeverisja globale. "Ai i interpretoi çështjet me një objektiv të mirëpërcaktuar dhe shprehu qartë mbështetjen ose kundërshtimin, në mënyrë që bota e jashtme të kuptojë më mirë pozicionin dhe përgjegjësitë e Kinës,"  komentuan vëzhguesit. 

Foto:Xinhua

Wang Yi, në konferencë shtypi, 7 mars 2024, Pekin(Foto:Xinhua)

Nëpërmjet këtyre pyetjeve dhe përgjigjeve, Wang Yi dha një sinjal të qartë: Kina po e përdor qëndrueshmërinë e saj për t'i ofruar botës më shumë siguri. "Kina do të jetë me vendosmëri një forcë për paqen, qëndrueshmërinë dhe përparimin e botës." Shumë media të huaja e kanë përmendur këtë si një deklaratë të diplomacisë kineze. Këto janë gjithashtu tre dimensionet për të kuptuar qëndrueshmërinë që Kina i sjell botës. 

Paqja është përparësia kryesore. Aktualisht, kriza në Ukrainë vazhdon, situata mes Palestinës dhe Izraelit është përshkallëzuar dhe konfliktet gjeopolitike janë intensifikuar. 

Si një vend i madh me paqen të ngulitur në ADN-në e saj, Kina jo vetëm shpreson për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e vet, por gjithashtu punon në mënyrë aktive për paqen botërore. Në vitin 2023, nga promovimi i shtrëngimit të duarve dhe vendosjes së paqes ndërmjet Arabisë Saudite dhe Iranit e deri te ndërmjetësimi për krizën në Ukrainë dhe nxitja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të miratuar Rezolutën 2712 për çështjen palestinezo-izraelite, shumë njerëz pyesin: "Pse Kina është e aftë për të ruajtur paqen?" 

Në këtë konferencë shtypi, Kina shpalli zgjidhjen me karakteristika kineze të çështjeve të nxehta, që janë këmbëngulja në mosndërhyrjen në punët e brendshme, këmbëngulja në zgjidhjen politike, këmbëngulja në objektivitet e drejtësi dhe këmbëngulja në trajtimin si të simptomave, ashtu edhe të rrënjëve dhe shkaqeve. Këto "katër këmbëngulje" janë përvoja e Kinës e fituar nga praktika dhe gjithashtu përmbajnë urtësinë tradicionale kineze. Gazeta britanike "The Guardian" deklaroi se përpjekjet e Kinës për të zgjidhur krizën ukrainase "stimuluan të menduarit krijues mbi mënyrat për t'i dhënë fund luftës". 

Foto:Xinhua

Pamje nga konferencë shtypi(Foto:Xinhua)

Qëndrueshmëria është themeli i zhvillimit. Aktualisht, disa vende të mëdha perëndimore po ndjekin unilateralizmin dhe proteksionizmin, duke ndikuar seriozisht mbi rendin ndërkombëtar pas Luftës së Dytë Botërore dhe duke acaruar problemet botërore. Vendet e mëdha mbajnë përgjegjësi kryesore për të ruajtur qëndrueshmërinë strategjike globale. 

Në konferencën për shtyp, kryediplomati Wang Yi foli për marrëdhëniet midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, BE-së e vendeve të tjera të mëdha. Qoftë në përgjigjet ndaj katër pyetjeve mbi përpjekjet e ShBA-së për të shtypur Kinën, apo nga metafora e "dritave të kuqe, portokalli dhe jeshile të semaforit të ndezur në të njëjtën kohë" për të përshkruar pozicionimin kontradiktor të Evropës ndaj Kinës, deklaratat e palës kineze janë të sinqerta.  Shprehje të tilla, si "respekti i ndërsjellë, bashkëjetesa paqësore dhe bashkëpunimi me përfitime të përbashkëta  duhet të jenë baza e marrëdhënieve kino-amerikane" dhe "për sa kohë që Kina e Evropa bashkëpunojnë me përfitime të ndërsjella, nuk do të ketë vend për konfrontim", ia vlen të merren parasysh seriozisht nga vendet përkatëse.

Çfarë lloj rendi ndërkombëtar u nevojitet njerëzve? Përgjigjja e Kinës është: një botë shumëpolare e barabartë dhe e rregullt dhe një globalizim ekonomik gjithëpërfshirës.

Ky është një plan qeverisjeje globale i mbrojtur nga Kina, i cili është në përputhje me prirjen e zhvillimit të kohës dhe pasqyron aspiratën e përbashkët të Jugut Global. Bazuar në këtë plan, "disa vende nuk mund të jenë në tryezë, e disa të tjera vetëm në menu",  nuk mund të ketë kundërvënie në kampe, unilateralizëm dhe proteksionizëm. Në vend të kësaj, duhet të veprohet brenda sistemit ndërkombëtar me Kombet e Bashkuara dhe duhet të zgjerohet sfera e përfitimeve prej zhvillimit ekonomik për të arritur zhvillimin dhe begatinë e përbashkët. 

Pamje nga konferencë shtypi(Foto:Xinhua)

Pamje nga konferencë shtypi(Foto:Xinhua)

Kina i bën ato që thotë. Pas dhjetë vjetëve të ndërtimit të përbashkët të  "Një brez dhe një rrugë", ajo është bërë platforma më e gjerë dhe më e madhe e bashkëpunimit ndërkombëtar në botë. "Tri nismat kryesore" të propozuara nga Kina janë njohur përgjithësisht nga komuniteti ndërkombëtar. Nga promovimi i zgjerimit të BRICS-it në vitin 2023 deri në organizimin e Forumit të ri për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë në vitin 2024, përpjekjet e Kinës kanë promovuar Jugun Global dhe janë bërë një forcë kyçe në transformimin e rendit ndërkombëtar, duke sjellë një atmosferë të re në qeverisjen globale. 

Zhvillimi është çelësi i artë për zgjidhjen e të gjitha problemeve. Përballë mungesës së vrullit të zhvillimit global dhe nxitjes së "shkëputjes" prej disa vendeve, Kina deklaroi me vendosmëri se duhet të ndërtohet një ekonomi e hapur botërore. Në këtë konferencë shtypi Kina njoftoi se duke filluar nga 14 marsi, do të zgjerojë më tej politikën e heqjes së vizave edhe për gjashtë vende të tjera: Zvicrën, Irlandën, Hungarinë, Austrinë, Belgjikën dhe Luksemburgun, duke dërguar një sinjal dhe duke shprehur vendosmërinë për hapjen aktive.