Promovimi i ngritjes së nivelit industrial me revolucionin e ri teknologjik
2024-03-07 18:06:42

Kjo "fabrikë far", e para fabrikë e tillë në botë në industrinë e çelikut special, ndodhet në provincën Jiangsu në Kinën Lindore dhe mund të prodhojë 6.9 milionë tonë çelik special në vit. Për shkak të përdorimit të gjerë të teknologjisë së inteligjencës artificiale në transformimin digjital dhe inteligjent, efikasiteti i prodhimit të ndërmarrjeve është përmirësuar shumë.

Foto:VCG

Foto:VCG

Wang Xiaomin, menaxhere e njësisë së prodhimit inteligjent të çelikut special, kompania "Jiangyin Xingcheng"

Këto pajisje inteligjente janë ekuivalente me pesë shqisat tona. Ato mund të marrin informacion për gjendjen e të gjithë fabrikës sonë në kohë reale dhe, më pas, ne mund të vetëmësojmë nëpërmjet modelit tonë të inteligjencës (artificiale) për të hartuar strategjinë tonë udhëzuese optimale për të drejtuar prodhimin. (Aktualisht) rendimenti i punës i të gjithë punonjësve është rritur me 29.8 % dhe kostoja e humbjeve nga mbetjet dhe defektet e cilësisë ka rënë me 46.7 %.

Inteligjenca artificiale konsiderohet si forca thelbësore e raundit të ri të revolucionit shkencor e teknologjik dhe transformimit industrial, dhe është gjithashtu një industri historike që udhëheq produktivitetin e ri të Kinës. Sipas të dhënave nga Ministria e Industrisë dhe e Teknologjisë së Informacionit të Kinës, shkalla e tanishme e industrisë bazë të inteligjencës artificiale ka arritur në 500 miliardë juanë dhe numri i kompanive i kalon 4 400.

Foto:VCG

Foto:VCG

Li Liejun, drejtor i Departamentit të Politikave Industriale dhe Rregulloreve në Ministrinë e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit të Kinës

Për sa i përket promovimit të integrimit të thellë të teknologjisë digjitale dhe ekonomisë reale, fokusi është në promovimin e inteligjencës artificiale për fuqizimin e industrializimit të ri, përshpejtimin e transformimit digjital të industrisë prodhuese, zbatimin e projekteve inteligjente të prodhimit, thellimin e aplikimit inovativ të internetit industrial dhe shfrytëzimin e plotë të rolit drejtues të teknologjisë së inteligjencës digjitale.

Zhvillimi i shpejtë i inteligjencës artificiale përfiton nga konfigurimi i përshpejtuar i infrastrukturës së informacionit digjital si fuqia kompjuterike. Në Qendrën Kombëtare të Superkompjuterave në Guangzhou, sistemi i gjeneratës së re superkompjuterike "Tianhe Xingyi" kryen mesatarisht më shumë se 30 000 detyra në ditë, duke ofruar fuqi kompjuterike të nivelit të lartë dhe mbështetje të platformës për përparimet teknologjike të fundit dhe transformimin e përmirësimin industrial në Zonën e Madhe të Gjirit Guangdong - Hong-Kong - Makao. 

Foto:VCG

Foto:VCG

Lu Yutong, drejtor i Qendrës Kombëtare të Superkompjuterave në Guangzhou:

Pasi të ndërtohet interneti i aplikacionit superkompjuterik Guangdong - Hong-Kong - Makao, mund të përmirësohet përdorimi i burimeve dhe të mundësohet ndarja e përbashkët.

Aktualisht, fuqia totale kompjuterike e Kinës renditet e dyta në botë, çka do të sigurojë forcën kryesore lëvizëse për transformimin dhe përmirësimin e industrive të ndryshme.

Enriko Ceko, drejtor ekzekutiv i Qendrës së Zhvillimit të Vazhdueshëm të Shqipërisë:

Vitet e fundit, aktivitetet ekonomike të Kinës në fusha të ndryshme, si industria, bujqësia dhe shërbimet, janë bërë gjithnjë e më të begata dhe është bërë përparim i rëndësishëm në fusha të tilla si energjia e re, robotët industrialë dhe informatika kuantike.

Borge Brende, president i Forumit Ekonomik Botëror:

Kina është ende një ekonomi në rritje. Si vendet e tjera, edhe Kina ka sfidat e saj, por ajo i trajton ato shumë seriozisht. Kina gjithashtu ka investuar shumë në pasuritë e paluajtshme dhe në infrastrukturë në të kaluarën. Udhëheqja kineze po i rishpërndan tani këto investime edhe në teknologjitë e reja dhe transformimin e energjisë, gjë që është me rëndësi kyçe.

Për të qenë në një hap me valën e revolucionit të ri teknologjik dhe transformimit industrial dhe që të promovojë modernizimin e stilit kinez dhe zhvillimin me cilësi të lartë, Kina propozon përshpejtimin e formimit të forcave të reja prodhuese. Vitet e fundit, Kina ka promovuar fuqishëm inovacionin shkencor dhe teknologjik, i ka transformuar rezultatet e inovacionit në hov të zhvillimit industrial, ka transformuar dhe përmirësuar industritë tradicionale, ka kultivuar dhe forcuar industritë në zhvillim dhe ka krijuar e ndërtuar industritë e së ardhmes.

Foto:VCG

Foto:VCG

Pascal Soriot, CEO, AstraZeneca:

Kina është shumë e rëndësishme për ne. Inovacioni në Kinë ka shpërthyer në dy, tre, katër, pesë vjetët e fundit dhe ka shumë teknologji të reja të rëndësishme e produkte të reja që janë shpikur dhe zhvilluar në Kinë. Kështu, ne kemi vendosur që Shangai do të jetë qendra jonë e pestë strategjike nga perspektiva e studimit dhe e zhvillimit. Sigurisht që ne do të vazhdojmë të investojmë e të rritemi dhe pikërisht këtu Kina mund të kontribuojë qartë në zhvillimin e produkteve biofarmaceutike globalisht.

John Kelley, zv.presidenti i CEA-së:

Kina është një nga liderët globalë në lidhje me teknologjinë. Unë kam parë gjithnjë e më shumë përparime në teknologji dhe shumë prej tyre po nxiten nga kompanitë kineze. Prodhimi i teknologjisë kineze po i shtyn vërtet kufijtë dhe po e çon botën përpara.

Georg Zanger, president i Shoqatës së Biznesit Austriako-Kineze dhe avokat i famshëm 

Kina po bëhet gjithnjë e më shumë lider në botë në shkencë dhe inovacion. Së pari, Kina është një pioniere në mbrojtjen e klimës, veçanërisht në fushën e energjisë së gjelbër, dhe kjo reflektohet edhe në aspekte të tilla si robotika. Po ashtu, teknologjia kuantike ka qenë prej kohësh në fokus të strategjisë politike të Kinës. Nëse BE-ja vazhdon ta konsiderojë Kinën si partnere dhe jo si konkurrente në të ardhmen, kjo do të jetë një situatë me përfitime të përbashkëta.