< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Wang: ShBA-ja ta trajtojë zhvillimin e Kinës në mënyrë objektive e të arsyeshme
2024-03-07 11:34:47

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Të enjten paradite, sesioni i dytë i legjislaturës së 14-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës organizoi një konferencë shtypi, ku ministri i Jashtëm kinez Wang Yi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me diplomacinë kineze dhe marrëdhëniet e jashtme të Kinës.

Duke folur për marrëdhëniet kino-amerikane, Wang Yi u shpreh që Kina i përmbahet gjithmonë politikës së qëndrueshme e të vazhdueshme me ShBA-në, duke i kërkuar palës amerikane ta trajtojë zhvillimin e Kinës në mënyrë objektive e të arsyeshme dhe të mbajë premtimet e dhëna.

Wang Yi tha gjithashtu se nuk duhet të lejohet hegjemonizmi dhe politika e forcës dhe që "disa vende të jenë në tryezë, ndërsa të tjerët vetëm në menu". Duhet të sigurohet që, pavarësisht se sa i madh apo i vogël është, çdo vend duhet të marrë pjesë në mënyrë të barabartë, të gëzojë të drejta dhe të luajë rolin e duhur në procesin e shumëpolarizimit. (Fani)


Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree