Veçoritë inteligjente janë kyçe për të pushtuar tregun e makinave me energji të re
2024-03-06 11:24:22

Të paktën 40 për qind e automjeteve të reja të shitura në Kinë këtë vit do të jenë makina me energji të re, por do të jenë veçoritë inteligjente ato që mund të ndihmojnë prodhuesit e makinave me energji të re të dallojnë mes konkurrencës gjithnjë e më të ashpër, thonë ekspertët.

foto nga VCG

foto nga VCG

Vitin e kaluar, shitjet e makinave me energji të re arritën në 9.49 milionë njësi në Kinë, duke përbërë 31.6 për qind të shitjeve të automjeteve të reja në tregun më të madh të automobilave në botë, sipas statistikave nga Shoqata Kineze e Prodhuesve të Automobilave. Rritjet e shitjeve pritet të vazhdojnë, me parashikimet që arrijnë në rreth 50 për qind në vitin 2025, tha Ouyang Minggao, akademik i Akademisë Kineze të Shkencave.

Ouyang, gjithashtu një profesor i Tsinghua dhe zv.president i “China EV 100”, tha se hibridet plug-in dhe automjetet “range-extended” do të shohin rritje edhe më të shpejtë se makinat elektrike.

Ai tha se shitjet e tyre po rriten shpejt dhe ata do të gëzojnë një pjesë tregu të ngjashme me automjetet elektrike për mjaft kohë, veçanërisht në segmentin e automjeteve kompakte, pasi ato posedojnë veçori si të automjeteve me benzinë ashtu edhe të atyre elektrike.

Statistikat nga Shoqata e Makinave të Pasagjerëve të Kinës tregojnë se dërgesat e hibridëve plug-in ishin në 170.000 në vitin 2020, por ato u rritën në 1.91 milionë në 2023-shin.

Automjetet “range-extended”, për shembull ato të markës “Aito” të “Huawei” dhe startup-it “Li Auto”, patën rritje të shitjeve nga 30.000 njësi në 690.000 në të njëjtën periudhë.

“Li Auto”, e njohur për automjetet e saj “range-extended”, shiti më shumë se 370.000 njësi vitin e kaluar, 182 për qind më shumë në baza vjetore. Kompania pret që dërgesat të rriten në 800.000 njësi këtë vit. Ouyang tha se makinat me energji të re pritet të përbëjnë 70 për qind të shitjeve të automjeteve të reja në vitin 2030 në Kinë, me dërgesat e tyre vjetore që arrijnë në rreth 20 milionë njësi në vit në vend. Por, ai tha se të qenit elektrike e ka bërë më të lehtë prodhimin e automjeteve, duke rezultuar në konkurrencë të ashpër dhe funksionet inteligjente janë më të rëndësishme pasi ato mund të ndihmojnë prodhuesit e makinave të dallohen nga të tjerët.

foto nga VCG

foto nga VCG

Kjo shpjegon konkurrencën e fortë në tregun e automjeteve të Kinës, e cila nisi në fillim të vitit 2023 dhe nuk ka treguar asnjë shenjë ngadalësimi.

Disa startup-e kanë shkuar drejt falimentimit. Cui Dongshu, sekretari i përgjithshëm i Shoqatës Kineze të Prodhuesve të Automobilave, tha se tregu i automjeteve të Kinës për pasagjerë ka parë rritje të qëndrueshme, por lufta e çmimeve do të jetë e ashpër gjatë këtij viti, pasi prodhuesit e makinave me energji të re po i shtojnë përpjekjet për të pasur një bazë më të fortë. Ai shpjegoi se ndërsa çmimet e baterive, të cilat përbëjnë një pjesë të madhe të kostos së makinave me energji të re, po bien dhe shitjet e tyre po rriten, prodhuesit e tyre kanë një diferencë më të madhe në mënyrë që të mund të përballojnë uljen e çmimeve për të tërhequr blerësit e makinave nga automjetet me benzinë.

Në nivel global, shitjet e makinave me energji të re vlerësohet të arrijnë në 40 milionë njësi deri në vitin 2030, duke përbërë gjysmën e shitjeve totale të automjeteve të pasagjerëve, tha Zhang Yongwei, zv.president dhe sekretar i përgjithshëm i “China EV 100”. Pavarësisht nga perspektivat premtuese, Zhang tha se kërkesat për makina me energji të re do të ndryshojnë nga rajoni në rajon.

Sipas tij, blerësit kinezë të makinave tani janë më të interesuar për veçoritë inteligjente, por në disa pjesë të tjera të botës, si Evropa dhe Shtetet e Bashkuara, klientët janë të shqetësuar për kilometrat e automjeteve me një karikim, siç ishin homologët e tyre kinezë disa vite më parë.

Prodhuesit e makinave në vende të ndryshme po i përshtasin makinat elektrike me ambientet e tyre. Në fillim të këtij muaji, prodhuesi gjerman i makinave premium “Mercedes-Benz” vonoi objektivin e tij të makinave elektirke me pesë vjet dhe siguroi investitorët se do të vazhdonte të përmirësonte modelet e tij të motorëve me djegie, duke u bërë prodhuesi më i fundit i makinave që shfaq më pak interes sesa pritej për makinat me bateri. Kompania tani pret që shitjet e automjeteve elektrike, përfshirë hibridët, të përbëjnë deri në 50 për qind të totalit deri në vitin 2030, pesë vjet më vonë se parashikimi i saj nga viti 2021, kur synonte të arrinte 50 për qind deri në vitin 2025, kryesisht me makina elektrike.

foto nga VCG

foto nga VCG

“Mercedes-Benz”-it i bashkohet edhe prodhuesi britanik i makinave “Aston Martin”, i cili tani synon hedhjen në treg të automjetit të tij elektrik me bateri në vitin 2026, një vit më vonë nga sa ishte planifikuar. “Kërkesa e konsumatorit për makinat elektrike, sigurisht në një pikë çmimi të “Aston Martin”, nuk është ajo që ne menduam se do të ishte dy vjet më parë”,- deklaroi presidenti ekzekutiv Lawrence Stroll.

Por, bërja elektrike e makinave mund të ndihmojë prodhuesit kinezë të automjeteve të dalin në skenën globale të mjeteve.

Me avantazhin e ndërmarrjes së nismës të parët dhe inovacionin e shpejtë, prodhuesit kinezë të makinave pritet të kapin disa pozicione në listën e 10 prodhuesve më të mirë të makinave në botë deri në vitin 2030, tha Guan Mingyu, partner i “McKinsey”.