Zhan Xin (majtas) dhe Zhang Zhehua / foto nga "China Daily"
Shfaqjet televizive hit ndonjëherë ndezin nevojën për vazhdime të projekteve, të ndikuara nga dashuria e fansave për aktorët. Stand-up-komediani Zhan Xin dhe aktori Zhang Zhehua janë një rast i veçantë.
Paraqitja e tyre e pëlqyer në një shfaqje komedie bëri që ata të kishin shumë ndjekës të përkushtuar, duke hapur rrugën për suksesin e projekteve të tyre të ardhshme.
Në vitin 2022, rolet e tyre përkatëse si mjeshtri i ri Liu Bo dhe shërbyesi Long Aotian në reality show-n komedi “Super Sketch Show” fituan zemrat e shikuesve, duke i bërë më vonë ata të fitojnë titullin e të preferuarit të publikut për serialin e tyre “Master and I”.
Vetëm muajin e kaluar, sipërmarrja e tyre e fundit, seriali me 12 episode, “Our Parallel Universes”, u transmetua në platformën e transmetimit “iQiyi”.
Zhan dhe Zhang patën role të shumta, pasi çdo episod tregonte një histori të ndryshme takimesh të rastësishme.
Duke të kujtuar filmin e shkurtër të animuar “Yao -Chinese Folktales”, seriali përmbledh një sërë narrativash të çuditshme dhe ka fituar një vlerësim solid prej 7.3 pikësh nga 10 në platformën “Douban”.
Gjatë Festës së Pranverës të këtij viti, “Our Parallel Universes” mori hov, duke tërhequr një valë të re shikuesish.
Hashtag-u i “short show Our Parallel Universes” pati 160 milionë shikime në platformën kineze të mediave sociale “Sina Weibo”, ndërsa debutimi në “Douyin” e bëri atë trend në krye të listave të prodhimeve të këtij zhanri.
Regjisorja Wang Li thotë se kur filluan të planifikonin këtë serial menduan të vazhdonin historinë nga performancat e dyshes në reality show-t e mëparshëm. Megjithatë, ata vendosën të krijonin 12 histori krejtësisht të veçanta për ta.
“Kishte gjithmonë dashamirësi nga paraqitja e tyre në “reality show”, kështu që ne donim ta ruanim atë ndjesi. Qëllimi ynë kryesor ishte të tregonim 12 histori të mira me ngjyra komike”,- shpjegon Wang.
Zhang Zhehua luajti një rol në një episodi për historinë e një studenti / foto nga "China Daily"
Xhirimi i 12 historive të ndryshme ishte një sfidë e madhe për ekipin. “Çdo episod kishte mjedisin e tij unik, veshjet, rekuizitat dhe stilin e xhirimit. Ishte si të bëje 12 filma të vegjël”,- thotë Wang.
Ajo tregon se kjo ishte hera e dytë që punonte me Zhang dhe e para me Zhanin. Sipas saj, pasi u mësua me mjedisin e xhirimit, Zhan u bë relaksua vërtet dhe ishte shumë argëtues në xhirime. Shakatë e tij spontane gjatë pushimeve i bënin të gjithë të qeshin.
“Zhang dhe Zhan janë shumë të talentuar dhe të dy mësojnë shpejt”, tha ajo, duke shtuar se kimia mes dy aktorëve shpesh çoi në surpriza të papritura gjatë xhirimeve.
“Ndonjëherë, i lija të vazhdonin me improvizimin e tyre, i cili shpesh ngjallte ide të reja”,- thotë ajo.
Regjisorja Wang Li / foto nga "China Daily"
Për aktorët, të trajtosh 12 role të ndryshme është shumë më e vështirë sesa të luash një personazh në një serial të rregullt televiziv.
Për stand-up komedianin Zhan, 36 vjeç, i cili nuk ka bërë një shkollë aktrimi, ishte një sfidë edhe më e madhe.
“Stand-up komedia ka të bëjë me ndërveprimin e drejtpërdrejtë të audiencës, ku ju merrni reagime të menjëhershme. Megjithatë, xhirimet e filmave dhe shfaqjeve televizive janë krejt ndryshe. Pasi luaja një personazh, më duhej të kaloja direkt te tjetri”,- shpjegon Zhan.
Fillimisht ishte nervoz, por gradualisht ai u qetësua ndërsa xhirimet përparonin. Zhan ka shkruar edhe një episod. U frymëzua nga një moment gjatë turneut të tij të stand-up komedisë kur ai nuk mund të ndalonte së qeshuri në skenë.
“Kam krijuar dy personazhe naivë pa role specifike për veten dhe Zhang-un”, tha ai.
Zhan mendon se karakteret që ai dhe Zhang performuan në “Super Sketch Show” u pritën mirë, sepse të dy personazhet ndanin një marrëzi të caktuar. “Në skenë, ne gjithmonë e portretizuam veten sikur pyesnim me zell për diçka absurde”, shton ai.
Zhan Xi luan një shpatar në një episod / foto nga "China Daily"
Zhang thotë se atmosfera në xhirime ishte e ndryshme në krahasim me përvojat e tij të mëparshme.
“Të gjithë ishin shumë të përkushtuar për të përmirësuar historinë. Seti na ndihmoi si aktorë të zhyteshim më thellë në rolet dhe shfaqjet tona. Edhe shumë aktorë të tjerë të “Super Sketch Show” në serial injektuan më shumë kreativitet në skenar. Përfshirja e tyre pasuroi historitë tona”,- deklaroi 30-vjeçari.
Kohët e fundit, figura të njohura nga të dy sezonet e “Super Sketch Show” janë shfaqur shpesh në ekrane, duke argëtuar audiencën jo vetëm në Televizionin Qendror të Kinës dhe kanalet lokale gjatë galave të Festës së Pranverës dhe Festës së Fenerëve, por edhe në projekte filmike dhe televizive. Këto përfshijnë më së shumti filmin komedi “Johnny Keep Walking”, i cili tashmë ka fituar rreth 1.3 miliardë juanë (180.6 milionë dollarë) në arkëtime, dhe serialin televiziv “Run, Gousheng”, i cili është pritur mirë nga shikuesit.
Zhang dhe Zhan diskutuan për skenar / foto nga "China Daily"
Me vite përvojë në fushën e komedisë, Wang është e emocionuar kur sheh talente të rinj të komedisë që shfaqen.
Ajo beson se t'i bësh njerëzit të qeshin nuk është një punë e lehtë dhe se aktorë të komedisë me një prirje të jashtëzakonshme është e vështirë për t'u gjetur. Ajo thotë se të mirët mund të shkëlqejnë në çdo zhanër.
Zhan planifikon të vazhdojë karrierën e tij në stand-up komedi në një afat të gjatë dhe ai shpreson të gjejë kohë për të zhvilluar stand-up komedinë, e cila frymëzohet nga një sërë materialesh dhe idesh të ruajtura në telefonin e tij.
“Kam shumë materiale që presin të kthehen në skeçe për stand-up komedinë. Por, kur kam pushim, jam gjithnjë duke luajtur videolojëra”,- thotë ai duke qeshur.