Fang Yan, deputetja e AKP-së: Kryeji detyrat me përkushtim dhe përcill ngrohtësi
2024-03-06 10:21:42

Fang Yan (Foto nga sxrd.gov.cn)

2024-a është viti i shtatë që Fang Yan, kryetare e Bordit të Mbikëqyrësve të Shoqatës së Avokatëve të Provincës Shaanxi dhe drejtore e Firmës Ligjore “Jincheng Tongda” të Xian-it, shërben si deputete në  Asamblenë Popullore Kombëtare të Kinës.

"Të moshuarit dhe fëmijët" ka qenë gjithmonë një grup të cilit Fang Yan i kushton vëmendje dhe e mbron me gjithë forcën e saj. Pasi u zgjodh deputete në Asamblenë Popullore Kombëtare, Fang Yan vizitoi shumë herë shtëpitë e mirëqenies së fëmijëve, shtëpitë e të moshuarve e institucione të tjera për të kryer kërkime dhe për të marrë pjesë në aktivitete, duke dëgjuar zërin e fëmijëve dhe të të moshuarve.

Foto nga VCG

Në gjashtë vjetët e kaluar, Fang paraqiti gjithsej 31 projektligje e 167 sugjerime, shumë prej të cilave për "të moshuarit dhe fëmijët".

Ajo që e inkurajon Fang Yan-in është se propozimi i saj në vitin 2022 për të “krijuar një komitet profesional për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të të moshuarve në Shoqatën Kombëtare të Avokatëve dhe shoqatat vendore të avokatëve në të gjitha nivelet” mori “përgjigje”. Me mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë të Kinës, Shoqata Kombëtare e Avokatëve themeloi një komitet të ri profesional për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të të moshuarve atë vit dhe Fang Yan u bë kryetarja e parë e komitetit. Në shtator 2023, në qytetin Hefei të provincës Anhui u shpall aktiviteti "Mbrojtja e të moshuarve, avokatët kinezë në veprim". Sipas mendimit të Fang Yan-it, ky është një fillim i ri për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të të moshuarve, si dhe e bën atë të sigurt në punën e ardhshme për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të të moshuarve.

Viti 2023 është një vit që e bën Fang Yan të ndihet më ngrohtë.

Çdo familje ka të moshuar dhe të gjithë do të bëhen të moshuar. Ndonëse zhvillimi i shpejtë ekonomik e shoqëror nxit përparimin njerëzor, ai sjell edhe shumë vështirësi për nevojat themelore të jetesës së të moshuarve. Ata në përgjithësi përballen me probleme të tilla si udhëtimi, mjekimi dhe ushqimi. Për këtë, Fang Yan kreu hetim të veçantë e bëri propozimet dhe sugjerimet përkatëse.

Foto nga VCG

Më 1 shtator 2023 hyri në fuqi “Ligji për krijimin e mjedisit pa barriera”. Ky ligj eliminon më tej pengesat e prekshme ose të paprekshme në fusha të ndryshme, si objektet publike, transporti, shkëmbimi i informacionit, shërbimet shoqërore etj., dhe ndihmon për ruajtjen e dinjitetit personal të njerëzve me aftësi të kufizuara dhe të të moshuarve, duke përmirësuar cilësinë e jetës së tyre dhe duke mbrojtur të drejtat dhe interesat e ligjshëm të tyre.

Me shpalljen dhe zbatimin e këtij ligji, janë zbatuar shumë masa në favor të të moshuarve. Për të zbatuar frymën e dispozitave të “Ligjit për krijimin e mjedisit pa barriera”, më 28 qershor 2023, ditën e shpalljes së këtij ligji, Administrata Shtetërore e Ushqimit dhe Barnave e Kinës kërkoi opinione publike për “Planin pilot të punës për reformën e udhëzimeve të barnave në përshtatje me moshën (projekt për marrje mendimesh)" etj. Që atëherë, Ministria e Çështjeve Civile e Kinës nxori "Planin e veprimit për zhvillimin aktiv të shërbimeve të ndihmës ushqimore për të moshuarit", i cili ka zgjidhur problemin e vështirësisë të ushqimit për të moshuarit. Me përpjekjet e përbashkëta të të gjitha palëve, shumë spitale kanë hapur edhe “kanale të gjelbra” për të moshuarit për vizita dhe mjekim... Një sërë masash u kanë sjellë lehtësi të moshuarve dhe i kanë bërë të ndiejnë ngrohtësinë dhe kujdesin e të gjithë shoqërisë.

Foto nga VCG

Të gjitha këto sipas Fang Yan përbëjnë një përparim të madh, gjë që e bën atë të ndiejë shumë ngrohtësi dhe kënaqësi. "Vendi ynë i ka kushtuar gjithmonë rëndësi të madhe punës së shërbimit për të moshuarit dhe fëmijët. Tani me një mbrojtje më solide ligjore, besoj se do të ketë masa më efektive për të rritur ndjenjën e fitimit, lumturisë dhe sigurisë së të moshuarve dhe të fëmijëve”, thotë Fang Yan.

Më tej ajo shton: "Të moshuarit dhe fëmijët janë të lidhur me mijëra familje dhe për ta të gjithë ne tregojmë kujdesin më të madh në zemrat tona. Jam i gatshëm të përdor njohuritë e mia profesionale për të mbrojtur të drejtat e tyre. Gjithashtu, shpresoj që më shumë njerëz do të kujdesen për ta dhe do të mbrojnë të drejtat e tyre. Ne duhet të krijojmë një mjedis ligjor më miqësor për të moshuarit, fëmijët dhe grupet e tjera, të përdorim fuqinë e shtetit ligjor për të përcjellë dashurinë dhe ta lëmë dashurinë për ta të vazhdojë të rritet."

Ajo shkon në lagje, zona rurale dhe institucione qeveritare për të popullarizuar Kodin Civil, shkon në shkolla për të popullarizuar “Ligjin për mbrojtjen e të miturve” dhe shkon në reparte ushtarake për të popullarizuar “Ligjin për mbrojtjen e veteranëve”... Si avokate, Fang Yan dëshiron që drita e sundimit të ligjit të shkëlqejë në çdo pjesë të shoqërisë në Kinë. (Çang Çuo)