Kina do të shpejtojë zhvillimin e forcave të reja prodhuese cilësore
2024-03-05 12:15:31

CFP

CFP

Në raportin e punës së qeverisë që u paraqit të martën për shqyrtim në sesionin vjetor të organit më të lartë ligjvënës të Kinës, autoritetet kineze u zotuan se do të bëjnë më shumë përpjekje për të nxitur ndërtimin e një sistemi modern industrial dhe për krijimin e forcave të reja prodhuese cilësore.

Në raport thuhet se Kina do të ndërmarrë veprime për zhvillimin cilësor të zinxhirëve të sektorëve kyçë të manifakturës, duke forcuar elasticitetin dhe aftësinë konkurruese në fushat përkatëse. Po ashtu, do të zbatohet projekti i ngritjes së nivelit teknologjik, si edhe do të shpejtohet zhvillimi i sektorëve modernë në shërbim të prodhimit. Do të konsolidohen gjithashtu epërsitë në industritë e ndryshme, si automjetet inteligjente të lidhura me internetin dhe me energji të reja, duke përshpejtuar edhe zhvillimin e industrive si energjia e hidrogjenit, materialet e reja e barnat inovative. Kina do të hartojë edhe plane zhvillimi të industrive të së ardhmes, duke hapur fusha të reja si teknologjia kuantike dhe shkenca e  jetës, dhe do të ndërtojë një kontingjent zonash industriale në këtë drejtim.(Zhang Yan/Artan)

CFP

CFP