< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Kina do të ngrejë aftësinë e krijimit të pavarur të risive
2024-03-05 12:18:18

foto: VCG

foto: VCG

Paraditen e së martës u hap në Pekin sesioni vjetor i organit më të lartë ligjvënës të Kinës, Asamblesë Kombëtare Popullore. Në raportin e punës së qeverisë të paraqitur për shqyrtim në sesion, thuhet se sivjet Kina do të përshpejtojë forcimin e kapaciteteve në studimet teknologjike, duke ngritur në mënyrë të gjithanshme aftësitë e krijimit të pavarur të risive.

foto: VCG

foto: VCG

Sipas raportit, Kina do të forcojë përmirësimin e strukturës së studimeve themelore, duke mbështetur në mënyrë afatgjatë disa baza inovacioni, grupe dhe drejtime të rëndësishme. Do të integrohen forcat strategjike të studimeve tekniko-shkencore me burimet shoqërore të inovacionit, për të nxitur studimet mbi teknologjitë kyçe dhe të përparuara. Do të mbështetet roli i ndërmarrjeve si subjekte të risive teknologjike, duke nxitur studimin dhe praktikimin e teknologjive në fushat e shëndetësisë dhe përkujdesit ndaj të moshuarve. Do të forcohet mbrojtja e të drejtave të autorit, duke zgjeruar shkëmbimet e bashkëpunimin ndërkombëtar shkencor e teknologjik, duke ndërtuar një mjedis të favorshëm e të hapur për risitë me aftësi konkurruese globale.

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree