Kina do të përmirësojë shërbimet mjekësore
2024-03-05 13:25:51

Kina do të zbatojë më shumë politika për të përmirësuar shërbimet mjekësore, thuhet në raportin e punës qeveritare që u mbajt të martën në sesionin vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore, organi më i lartë ligjvënës në Kinë.

Foto:VCG

Foto:VCG

Sipas raportit, subvencionet financiare për frymë të sigurimeve mjekësore të banorëve do të ngrihen me 30 juanë në vit. Do të nxiten zhvillimi i përbashkët dhe menaxhimi i sigurimeve mjekësore, të mjekimit dhe të barnave. Do të nxitet planifikimi i përgjithshëm në nivel provincash i fondeve të sigurimeve mjekësore, duke përsosur sistemin e prokurimit të centralizuar kombëtar të barnave, duke forcuar mbikëqyrjen e përdorimit të fondeve mjekësore dhe duke përmirësuar ribursimin e shpenzimeve mjekësore në përmasë kombëtare. 

Foto:VCG

Foto:VCG

Kina do të përmirësojë shërbimet mjekësore nëpërmjet reformimit të spitaleve publike, shpërndarjes së burimeve cilësore mjekësore në nivel bazë, si konte dhe lokalitete, e shtimit të llojeve të barnave që shiten në qendrat bazë shëndetësore për sëmundje kronike dhe të zakonshme. Do të rriten burimet mjekësore për fëmijët, të moshuarit, sëmundjet e shëndetit mendor etj., si edhe do të nxitet trashëgimi dhe novacioni i mjekësisë tradicionale kineze.(Zhang Yan/Artan)