Kina do të zgjerojë kërkesën e brendshme dhe do të përmirësojë mjedisin e biznesit
2024-03-05 13:39:56

Kina do të integrojë strategjinë e saj për zgjerimin e kërkesës së brendshme me përpjekjet për të thelluar reformën strukturore në fushën e ofertës, thuhet në raportin e punës së qeverisë që iu paraqit të hënën për shqyrtim organit më të lartë ligjvënës, Asamblesë Kombëtare Popullore.

Foto:VCG

Foto:VCG

Sipas raportit, Kina do të nxisë në mënyrë të qëndrueshme rritjen e shpenzimeve të konsumit, do të shpallë politikat për të nxitur konsumin digjital, që mbron mjedisin dhe të lidhur me shëndetin, si edhe do të shtojë shpenzimet për makinat inteligjente të lidhura me internetin dhe me energji të reja, produktet elektronike dhe mallrat e tjera me çmime të larta.

Gjithashtu, Kina do të nisë një program njëvjeçar për të nxitur konsumin, gjë që sipas raportit, do të shtojë investimet efektive.

Duke theksuar se do të vazhdojë thellimi i reformës dhe nxitja e hovit të brendshëm për zhvillim, në raportin e punës qeveritare vihet në dukje gjithashtu që Kina do të kultivojë një mjedis biznesi të klasit botëror të orientuar nga tregu, të bazuar në ligj dhe të ndërkombëtarizuar, për të ndërtuar një ekonomi socialiste tregu të nivelit të lartë.(Zhang Yan/Artan)