foto: VCG
Mbledhja vjetore e organit më të lartë ligjvënës të Kinës u hap mëngjesin e së martës në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin. Kryeministri kinez Li Qiang paraqiti raportin e punës së qeverisë, duke vënë në dukje se në vitin 2023, Kina pati një tranzicion të qëndrueshëm dhe arriti një fitore të madhe vendimtare në parandalimin dhe kontrollin e epidemisë. Objektivat kryesorë të zhvillimit ekonomik e shoqëror të vitit 2023 janë arritur me sukses. Vitin e kaluar u nxit fuqimisht zhvillimi me cilësi të lartë, situata e përgjithshme shoqërore mbeti e qëndrueshme dhe procesi i ndërtimit të gjithanshëm të një vendi modern socialist eci përpara me hapa të vendosur.
foto: VCG
Kryeministri vuri në dukje gjithashtu në raport se ekonomia përgjithësisht u rimëkëmb dhe pati një prirje pozitive. Produkti i brendshëm bruto (PBB) i Kinës i kaloi 126 trilionë juanët, duke u rritur me 5.2 % dhe duke u radhitur në vendin e parë ndër ekonomitë kryesore të botës. Në qytete numri i vendeve të reja të punës arriti në 12.44 milionë, ndërsa shkalla e papunësisë urbane e anketuar ishte mesatarisht 5.2 për qind. Çmimet e konsumit për banorët u rritën me 0.2 për qind, ndërsa bilanci i pagesave mbeti në një gjendje të ekuilibruar. (Li Huailiang/Artan)