foto nga CFP
Kina synon një rritje ekonomike prej afro 5 për qind në vitin 2024, sipas një raporti mbi punën e qeverisë të paraqitur të martën për shqyrtim në sesionin vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore, organit më të lartë ligjvënës të Kinës.
Të martën paradite, në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin u hap sesioni i dytë i legjislaturës së 14-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, ku morën pjesë presidenti Xi Jinping dhe liderë të tjerë shtetërorë kinez. Kryeministri kinez Li Qiang mbajti raportin mbi punën e qeverisë.
Krahas rritjes ekonomike, në këtë raport u paraqitën edhe objektivat e tjerë kryesorë të zhvillimit për këtë vit. Kështu, në zonat urbane do të shtohen mbi 12 milionë vende të reja pune, ndërsa përqindja e papunësisë së anketuar do të jetë rreth 5.5 për qind, rritja e çmimeve të konsumit të banorëve (CPI) do të jetë rreth 3 për qind, do të sinkronizohet rritja e të ardhurave të banorëve me rritjen e ekonomisë, do të ruhet bilanci i pagesave, do të sigurohet vëllimi i prodhimit të drithërave mbi 650 miliardë kilogramë dhe do të ulet konsumi i energjisë për njësi të PBB-së në rreth 2.5 për qind për përmirësimin e vazhdueshëm të mjedisit ekologjik. (Wang Lei/ Artan)