Foto nga VCG
Në raportin e punës të paraqitur nga qeveria kineze për shqyrtim Asamblesë Kombëtare Popullore e Kinës të martën, është vënë në dukje që në vitin 2024 Kina do të vazhdojë të zbatojë politika aktive fiskale dhe politika të qëndrueshme monetare. Politikat aktive fiskale duhet të forcohen në mënyrë të përshtatshme dhe duhet të ngrihen cilësia e efektiviteti i tyre.
Foto nga VCG
Sipas raportit, me synimin që të zgjidhet problemi i financimit të një sërë projektesh në procesin e fuqizimit të vendit dhe të rilindjes kombëtare, nga ky vit do të emetohen bono të posaçme shtetërore afatgjata për disa vjet me radhë, që do të përdoren veçanërisht për zbatimin e strategjive kryesore kombëtare dhe forcimin e sigurisë në fushat kryesore.
Foto nga VCG
Në këtë raport propozohet gjithashtu që të ruhet kursi valutor i RMB-së në një nivel të arsyeshëm dhe të balancuar, të zhvillohen fuqimisht financa teknologjike e financa e gjelbër, të përmirësohen masat ndihmëse në rritjen e financimit e të kreditimit dhe të plotësohen më mirë kërkesat e ndërmarrjeve të vogla e të mesme dhe të mikrondërmarrjeve për financim. (Jiang Lei)