Të martën në mëngjes u hap në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin sesioni i dytë i legjislaturës së 14-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, ku morën pjesë udhëheqës të Partisë e shtetit, ndërsa kryeministri Li Qiang mbajti një raport mbi punën e qeverisë.
Foto:VCG
Në raport u shpall zbatimi i strategjisë kombëtare për t'iu përgjigjur në mënyrë aktive plakjes së popullsisë. Sipas raportit, do të rritet standardi mujor minimal i pensionit bazë për banorët urbanë e ruralë me 20 juanë, do të vazhdojë të zbatohet një sistem personal pensionesh në mbarë Kinën dhe do të zhvillohet aktivisht shtylla e tretë e sigurimit të pensioneve. Do të sigurohet garantimi i shërbimit për ushtarakët në pension. Do të forcohet krijimi i rrjetit të shërbimeve të kujdesit për të moshuarit në komunitetet urbane e rurale dhe do të rriten përpjekjet për të trajtuar mungesat e shërbimeve të kujdesit për të moshuarit ruralë, teksa do të forcohet ofrimi i produkteve dhe shërbimeve për të moshuarit dhe do të zhvillohet ekonomia e të moshuarve.
Foto:VCG
Foto:VCG
Nga ana tjetër, do të nxitet ngritja e një sistemi sigurimesh të kujdesit afatgjatë. Do të hartohen politikat e duhura për të mbështetur lindjen e fëmijëve, do të optimizohet sistemi i lejes së lindjes, do të përmirësohet mekanizmi i ndarjes së arsyeshme të kostos së punës midis subjekteve të biznesit, do të përmirësohet sistemi i ofrimit të shërbimeve të kujdesit për fëmijët nëpërmjet kanaleve të shumta dhe do të lehtësohet barra e lindjes, rritjes dhe edukimit të fëmijëve për familjet, teksa do të sigurohet ndihmë dhe përkujdes për fëmijët prindërit e të cilëve janë larguar për të punuar dhe për fëmijët me aftësi të kufizuara. Do të forcohen shërbimet e parandalimit të aftësive të kufizuara e të rehabilitimit dhe do të përmirësohen politikat e kujdesit të fëmijëve për individët me aftësi të kufizuara të rënda. Do të ndërtohen sisteme të klasifikuara të ndihmës sociale, do të koordinohen politikat për të parandaluar rikthimin në varfëri e për t'u dhënë ndihmë banorëve me të ardhura të ulëta dhe do të garantohen me të gjitha mundësitë mjetet bazë të jetesës së popullit.