Grupi k arakteristik “Pleqtë e Krujës” ka dhënë një kontributin të çmuar në ruajtjen dhe përsosjen e këngës popullore dhe traditave krutane. Ky grup artistik është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh”, për ruajtjen e vlerave tradicionale të muzikës popullore krutane. Ata janë të njohur si “Pleqtë e Krujës”, por përkushtimi e vlera e tyre artistike i bën ata një grup të rinjsh me vullnet të fismë. Në shumë dekada ky grup ka shprehur me talent dhe përkushtim trashëgiminë e pasur folklorike të shumë brezave, duke shpalosur me nivel të lartë artistik këngët tradicionale, veshjet koreografike, si dhe meloditë e pasura burimore krutane. Drejtuesi artistik i grupit Mehmet Llubani tregon për Radio Ejani krijimin dhe ecurinë e këtij grupi në vite.
Agim Nuna ne interviste per CMG
CMG: Grupi popullor “Pleqtë e Krujës” ka një histori të gjatë muzikore. Si e keni bajtur gjallë këtë traditë?
Mehmet Llubani: Themelimi i këtij grupi ka ardhur vit pas viti, duke u mbajtur gjallë nga të gjithë brezat. Kryesorja është se është mbajtur gjallë pikërisht nga fëmijët e atyre që kanë qenë pjesëtarë dhe iniciatorë të grupit. Unë në këtë grup kam dhe dy trashëgimtarë të themeluesve të grupit, dajrexhiu që është i biri i Ali Gocit, krijues i grupit dhe fizarmoniçisti Agim Nuna, i cili është djali i Latif Nunës. Jemi munduar që t’i bashkojmë brezat.
CMG: Kur grupi “Pleqtë e Krujës” u krijua në vitin 1957, cila ishte mosha më e vogël dhe ajo më e madhe e pjesëtarve të tij?
Grupi i Pleqve te Krujes ne nje koncert (Facebook)
Mehmet Llubani: Ky grup e ka marrë emrin “Pleqtë e Krujës” sepse në 25 shkurt të vitit 1957 kur u themelua, pjesëtarët e tij ishin bartës të folkut dhe interpretues, dhe më mirë se ata nuk i dinte askush këngët. Kështu që u mblodhën nga mosha 50 vjeç deri në 65 vjeç, që bënë organizimin e këtij grupi. Ky ishte qëllimi i krijimit të grupit, sepse ata të gjithë e kishin këngën në gojë.
Atëhere nuk shkruheshin këngët, por u trashëguan brez pas brezi dhe pasi u themelua grupi bënë dhe dasmën krutane në vitin 1959, ku përfaqësuan Krujën dhe rrethin tonë në të gjitha festivalet folklorike.
CMG: Ky grup është përfaqësuar gjithmonë me një repertor të gjerë këngësh popullore krutane.
Grupi Karakteristik Pleqte e Krujes (Facebook)
Mehmet Llubani: Sigurisht që është një repertor i gjerë, që ne e ripërtërimë, madje kemi bërë dhe një monografi për grupin karakteristik të Pleqve të Krujës të titulluar “Nuk ka moshë kur këndon”. Kjo monografi përfshin repertorin dhe një historik të vogël.
CMG: Si ka mundur grupi që përveçse ta përcjellë këngën popullore në breza dhe t’i ruajë të pastra këngët e bukura krutane?
Mehmet Llubani: Kjo është një zgjuarsi e grupit, që e mbajtëm gjallë këtë vlerë. Kjo vlerë sot është e paçmueshme në këtë situatë që po kalon gjithë lëvizja kulturore-artistike pas ndryshimeve demografike. Kjo është vlerë dhe flori, që ne e kapëm dhe nuk e lëshuam. Ndërkohë ne kemi bërë koncerte për të huajt, duke u lidhur me agjensi turistike, ku përcjellim folkun ditë pas dite. Në repertor nuk përfshijmë vetëm folkun krutan, por meqenëse jemi një grup që punojmë me të huajt përfshijmë këngë dhe të trevave të tjera të vendit.
Grupi Pleqte e Krujes ne interviste per CMG
CMG: Cila ka qenë përshtypja e të huajve kur kanë dëgjuar grupin tuaj, duke interpretuar?
Mehmet Llubani: Të gjithë te huajt na presin jashtëzakonisht mirë. Vjet kemi dhënë mbi 200 koncerte me të huajt.
CMG: Këngët krutane pëlqehen në çdo trevë të Shqipërisë. Janë këngët e bukura krutane, apo mënyra se si i përcjell grupi tek publiku?
Mehmet Llubani: Mendoj se janë të dyja bashkë. Duhet patur parasysh se duke kënduar një plak ndikon te publiku është pamja e jashtme dhe figuara që ne kemi. Pastaj dhe këngët krutane janë melodioze dhe të bukura.
Medi Guni ka 50 vjet që është solist i grupit, duke e vijuar këtë traditë të këngës krutane.
Medi Guni ne interviste per CMG
Medi Guni: Ka 50 vjet që jam pjesë e këtij grupi. Ndërkohë që jam solist i hershëm me qendrën kulturore në shtëpinë e kulturës në Krujë, para vite e 90-të. Unë kam pasuar këngëtarët e vjetër të grupit të Pleqve e Krujës dhe kam mbetur interpretuesi i atyre këngëve që kanë interpretuar para meje shokët e mi.
CMG: Ka të rinj që i janë bashkuar këtij grupi muzikor vitet e fundit?
Medi Guni: Të rinjtë që i janë bashkuar grupit janë gati mosha jonë tani. Unë jam 70 vjeç sot dhe më i vogli në grup mund të jetë 65 vjeç. Gjithashtu kemi dhe disa pjesëtarë të grupit, instrumentistë që janë më të rinj se ne. Pra kemi ardhur nga brezi në brez, duke e fuqizuar grupin e Pleqve të Krujës. Kemi në grup dhe 80 vjeçarë.
CMG: Kujtoni ndonjë moment të veçantë gjatë koncerteve me grupin?
Medi Guni: Ne kemi bërë shumë koncerte, ku unë jam debutues në festivalet e Gjirokastrës që prej vitit 1978 dhe nuk jam ndarë deri tani në Festivalin e Gjirokastrës si solist. Gjithashtu kemi marrë pjesë dhe në koncerte jashtë vendit, si në Bullgari, Rumani, Greqi, Itali dhe vende të tjera. Të gjitha këto pjesëmarrje kanë patur momentet e tyre të veçanta dhe mbresëlënëse.
CMG: Familjarët tuaj e kanë trashëguar këtë traditë muzikore?
Mehmet Llubani ne interviste per CMG
Medi Guni: Ne si fis jemi jashtëzakonisht të lidhur me këngën, dhe kur kemi ndonjë dasëm më shumë këndojnë ata sesa unë. Ndërkohë që në grupin tonë janë shumë këngëtarë dhe muzikantë, që e kanë trashëguar muzikën nga prindërit e tyre.
Agim Nuna është fizarmoniçist i grupit dhe këtë pasion e ka trashëguar nga babai i tij, i cili ka qenë fizarmoniçist dhe drejtues artistik.
Agim Nuna: Babai im që në krijimin e grupit ka qenë fizarmoniçist dhe drejtues për një periudhë kohe. Pas asaj periudhe unë kam studiuar në Institutin e Lartë të Arteve për dirigjent. Pastaj jam futur në grupin karakteristik mbas vdekjes së babait dhe e kam vazhduar këtë punë me shumë dëshirë dhe pasion.
CMG: Ndjehesh i lumtur që e ke trashëguar këtë traditë nga babai?
Pleqte e Krujes gjate nje koncerti (Facebook)
Agim Nuna: Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur. Unë i kushtoj kohën kësaj gjëje me shumë pasion, dhe ndjehem mjaft mirë me shokët kur bëjmë krijimtari.
CMG: Fëmijët tuaj kanë dëshirë që të merren me muzikë, për ta vijuar këtë traditë në familjen tuaj?
Agim Nuna: Unë kam dy djem, por kanë marrë drejtime të tjera në jetë. Megjithatë ne mundohemi që ta vazhdojmë këtë punë me të gjitha format. Unë kam punuar me djem të rinj nga Kruja, që i kam dërguar nëpër shkolla për instrumentin e fizarmonikës. Besoj se do të jenë ata që do ta vazhdojnë këtë traditë me siguri.
Intervistoi: Gazmend Agaj
Pleqte e Krujes gjate nje performance ne skene (Facebook)