Donata D'annunzio Lombardi (Foto nga instagrami i TKOB)
Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit në Tiranë do të zhvillojë një Masterclass në programin e parë profesional muzikor “Akademia Teatrale”, që synon evidentimin, promovimin dhe zhvillimin e talenteve të reja në disiplinën lirike. Masterclass-i do të realizohet nga sopranoja italiane Donata D’annunzio Lombardi, fituese e çmimit prestigjioz “Puccini 2019”, një ndër interpretueset më të mëdha të muzikës puçiniane që nga viti 1991 e deri më sot, si Musetta, Mimì, Magda, Liù, Madama Butterfly, Suor Angelica, Manon Lescaut, Tosca. Nga data 3- 7 mars artistët e rinj do të trajnohen pa asnjë pagesë, rreth teknikave të interpretimit, teknikave të këndimit dhe ndërtimit të një roli. Aplikimet për këtë Masterclasse ishin të hapura deri më 29 shkurt, të ndara në 2 kategori:
1. Regjistrim efektiv, ku kandidatët fitues do të jenë përfitues të masterclass -it.
2. Pjesëmarrje për dëgjim, ku kandidatët do të kenë mundësinë ta ndjekin masterclass-in si dëgjues dhe jo si pjesëmarrës.
Të interesuarit kanë dërguan CV-të, si dhe video performancën e tyre, materialin që donin të punonin, si dhe formularin e aplikimit, në website-in zyrtar të TKOB-së. Përveç pjesëmarrjen së saj në Masterclass-e për të rinj, sopranoja lirike Donata D’annunzio Lombardi po angazhohet edhe me operan “Il Trittico”, ku do të interpretojë në skenën shqiptare. Në një prononcim për TKOB-së ajo ka theksuar:
Drejtoresha e Përgjithëshme e TKOB Abigeila Voshtina (Foto Facebook)
Momente të provave në TKOB (Foto nga instagrami)
“Jam shumë e lumtur që jam në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë, në festimet kushtuar figurës madhështore të Giacomo Puccini-t. Për mua është kënaqësi të luaj rolin e Giorgettas mbështetur nga miku im Jacopo Sipari Di Pescasseroli dhe shumë kolegë të njohur në Tiranë. Do ngjitemi në Teatrin e Operas dhe Baletit Tiranë më 29 shkurt, si dhe më datë 3 mars 2024. Ju mirëpresim dhe mos u humbisni këtë mundësi të madhe për të parë këto tre kryevepra”
Sopranoja lirike Donata D’annunzio Lombardi, do të interpretojë rolin e Giorgetta-ës në veprën “Il Tabarro”, si pjesë e operës “Il Tritico”.
Përveç aplikimeve për pjesëmarrje të artistëve të rinj në Masterclass do të mund të aplikohet edhe për pjesëmarrje për dëgjim. Përveç Masterclass TKOB po krijon mundësi të shumta për të rinjtë artistë. Drejtoresha e TKOB-së Abigeila Voshtina ka njoftuar këto ditë binjakëzimin me një nga konkurset më të rëndësishme italiane “Voci Mascagnane”, i cili zhvillohet në Teatrin Goldoni, në Livorno të Italisë. Faza e parë ka nisur më 26 shkurt në Itali ku drejtoresha Voshtina ishte pjesë e jurisë, ndërsa faza tjetër do të zhvillohet më 11 prill, në tempullin e muzikës së Shqipërisë, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Sava Lena