Foto nga VCG
Federata Shqiptare e Futbollit organizoi workshop-in “Diversiteti, barazia dhe përfshirja në futboll”, për të rritur ndërgjegjësimin për të krijuar një mjedis, ku çdo person pavarësisht nga prejardhja apo identiteti i tij, të ndihet i vlerësuar, i respektuar dhe i barabartë në lojën e bukur të futbollit, shkruan “ATSH”.
Foto nga VCG
Në aktivitetin e zhvilluar në “Shtëpinë e futbollit” morën pjesë përfaqësuesit e klubeve të “Abissnet Superiore”, drejtorë, trajnerë, futbollistë dhe futbolliste.
Në këtë workshop u prezantuan tema konkrete për diversitetin, barazinë dhe përfshirjen në futboll, rëndësinë e ushtrimit të këtyre vlerave, përfitimet kur ushtrojmë këto vlera dhe u prezantuan disa raste studimore në lidhje me këto çështje.
Foto nga VCG
Gjatë këtij workshop-i, të gjithë pjesëmarrësit diskutuan mbi temat dhe folën për problematikat që hasin në përditshmëri si edhe ndanë idetë për mënyrën dhe strategjitë që mund të ndiqen për të përmirësuar futbollin dhe strukturën e një klubi. (Irma)