Baza e Pekinit do të sjellë 50 panda gjigante në vitin 2025
2024-02-29 10:41:48

Foto nga VCG

Baza në Pekin e Qendrës së Konservimit dhe Kërkimit për Panda Gjigante do të nisë funksionimin në vitin 2025 me 50 panda gjigante, citon “Xinhua” autoritetet lokale.

Baza, e cila është aktualisht në ndërtim, ndodhet brenda parkut pyjor Qinglonghu në distriktin Fangshan dhe mbulon një sipërfaqe totale prej rreth 2000 mu (rreth 133.3 hektarë).

Projekti i fazës së parë, që zë 952 mu, do të sjellë 40 panda, si dhe kafshë shoqëruese si majmunët me hundë të artë dhe panda të kuqe. Ai do të përfshijë gjithashtu ndërtimin e një qendre gjigante të shkëmbimit të pandave.

E nisur në vitin 2016, baza i dedikohet ruajtjes së biodiversitetit dhe synon të krijojë një mjedis harmonik për pandat. Ajo pritet të promovojë bashkëjetesën e njerëzve dhe natyrës dhe të kontribuojë në përpjekjet kombëtare për mbarështimin dhe ruajtjen e pandave gjigante. (Elona)