Enris Qinami: Shqipëria është një spektakël aromash
2024-02-29 17:05:14


Enris Qinami

Enris Qinami ka filluar herët rrugëtimin e tij në botën e parfumeve, ndikuar nga një bahçe e madhe ku rriteshin bimë dhe lule. Ndërsa rrëfen udhëtimet e tij në vende të ndryshme, ai thekson se Shqipëria ka një tokë ku gjithçka lulëzon dhe materialet për parfumet mund t’i marrë vetë nga kjo pasuri natyrore. Krijimi i parfumeve për Enrisin është një art i ngjashëm me muzikën, ku detajet janë thelbësore deri në momentin kur parfumi shpërthen në një shishe. Ai pohon se është një proces teknik dhe sfidues, por në fund, kur gjithçka bashkohet, shpirti lulëzon. Enris Qinami, është edhe pedagog i muzikës në "Ecole des Arts, Île-Saint-Denis" në Francë dhe ka një  jetë të pasur me artin e muzikës, qysh në rininë e tij. Për 20 vjet, ai ka shpalosur talentin nëpërmjet sharkisë, duke e lidhur muzikën me mistiken dhe universalen.

Enris Qinami

CMG:  Kur keni filluar të merreni me realizimin e parfumeve?

Enris Qinami: Ka filluar që herët. Unë jam rritur në një familje ku kishim një bahçe shumë të madhe dhe shumë të bukur. Aty kishte shumë bimë dhe lule, të cilat më kanë nxitur të dua edhe më shumë aromat mesdhetare, të cilat ne i kemi dhe ju përkasim. Trendafili dhe manushqja kanë goditur në memorien time, ajo që quhet sot memorja e nuhatjeve mbahet si më e rëndësishme se shikimi, prekja dhe çdo gjë tjetër. Njeriu është i aftë të dallojë më mijëra aroma.

Me kalimin e viteve unë e kam ruajtur veten nga papastërti të jashtme. Kam  udhëtuar në shumë në vende dhe kam kuptuar që Shqipëria ka një tokë ku gjithçka lulëzon. Pjesa më e madhe e bimëve, frutave dhe çdo gjë që shërben në parfumeri rriten këtu. Sinteza e një shqiptari mesdhetar, i dashuruar dhe me lindjen dhe që jeton në Francë, solli diçka interesante.

CMG:  A është e vështirë të gjesh produktet?

Enris Qinami: Ka qenë sepse ky profesion është shumë teknik. Punohet në detaje derisa sa parfumi të jetë në shishe. Është një bahçe në një shishe. Ka qenë sfiduese, sepse është diçka që kërkon kohë dhe unë si muzikant e shoh si punën tonë të muzikës. Në fund të kënaq rezultati, kur njeriu arrin të mbledhë të gjithë elementët bashkë të lulëzon shpirti. Unë kam pasur fatin që materialet t’i marr vetë aty ku shkoj dhe t’i nuhas vetë. Më ka ndodhur që mund të qëndroj rreth një orë për të zgjedhur vetëm një aromë. Artin e muzikës, udhëtimit dhe çdo gjeje tjeter i bëj në një art të vetëm, që është parfumi.

CMG: Kjo ka qenë dëshirë, një ëndërr, apo punë e palodhur?

Enris Qinami: Unë në fakt kisha një ëndërr të madhe që ta sillja këtë gjë, por asnjëherë nuk e kisha marrë seriozisht. Më pas ndodhi diçka për të cilën unë ndihem me fat, sepse në bazë të grupeve pritëse në Shqipëri ishte edhe një grup nga Maroku. Aty ishte një nga personat që bën më tepër parfume cilësore atje, duke u cilësuar si lider dhe unë i kërkova që të më mësonte, të më jepte mundësinë që unë të bëja parfume dhe kështu ndodhi. Ai njeri për mua ishte shëmbull pozitiv. Ai më priti në Marok dhe aty ishte një botë e madhe  dhe më dha një shije shumë pozitive dhe guximin për te nisur një rrugëtim të ri. Këto janë aroma shumë origjinale dhe afër natyrës

Enris Qinami

CMG: A ka Shqipëria bimë, të cilat janë të shtrenjta dhe aroma të qëndrueshme?

Enris Qinami: Shqipëria është një spektakël aromash, sepse ne jemi vend mesdhetar me klimë malore. Këtu lulëzon çdo gjë. Shqipëria ka një treg interesant në Mesdhe. Këtu ka gjithçka dhe duhet thjesht vullnet për te punuar dhe për t’i treguar botës që ne ekzistojme dhe kemi kapacitet në parfumeri

CMG:  Si të kanë pritur në Tiranë?

Enris Qinami: Unë kam qenë dy herë në Tiranë dhe kam kuptuar që kemi njerëz të mirë që kanë një dëshirë të madhe për aroma cilësore. Kam kuptuar që ne kemi aroma të ngjashme edhe me italianët, të cilët kanë treguar se kanë qëndruar në këtë stendë. Kam pasur fatin që të qëndroj në të gjithë hapësirën shqiptare në Ballkan, ku kam kuptuar se ata e vlerësojnë parfumin si aromë unike. Madje ato që më gëzojnë janë njerëzit, të cilët mezi presin që unë të rikthehem.

CMG:  Cilat janë pyetjet më të shpeshta që të bëjnë ?

Enris Qinami: Janë kuriozë për origjinën e parfumeve. Qëllimi im është të edukoj përmes aromave. Aroma është e destinatuar dhe njerëzve ju bën kuriozitet fakti që unë një parfum e ndërtoj nga e para.

Tavolina e punes se Enris Qinami

CMG: Si e ndërtoni nga e para një parfum?

Enris Qinami: Më orientojnë vetë klientët. Janë ata që e duan atë sipas shijeve të tyre. Ajo që ne duhet të dimë është se parfumi ndodhet në ADN-ë tonë. Unë ju bëj pyetje të përgjithshme, fillimisht me idenë e aromave te tyre te preferuara. Në bazë të profileve ata japin përgjigje dhe më pas unë përpiqem të bëj alkiminë e esencave sepse me detaje ju zbuloj atyre shijeve. Ka pasur njerëz që idetë e tyre kanë qenë unike dhe kanë ndërtuar parfume unike. Ne si shqiptarë kemi nuhatje shumë të madhe dhe kjo duhet të na nxise të kemi identitetin tonë.

CMG: A ka një aromë specifike që shqiptarët e adhurojnë?

Enris Qinami: Fillimisht janë aromat mesdhetare, që tek trëndafili deri tek limoni, por po ashtu edhe aromat orientale si misku, amber etj.

CMG: A keni arritur që të përfshini edhe Kinën në produktet që merrni ?

Enris Qinami: Po patjetër që po. Kina ka produkte shumë cilësore. Aktualisht kemi një lloj druri që rritet atje tepër i kushtueshëm. Varianti kinez i këtij druri është Qinam, si mbiemri im. Ky është druri me i vlerësuar aktualisht sot në botë. Nga Kina si superfuqi ekonomike botërore unë kam marrë shumë, por atë që vlerësoj më tepër është koncepti i mjekësisë. Ata janë hapa para në çdo aspekt.

CMG: Cili është qëllimi juaj në realizimin e parfumeve?

Enris Qinami:T’i vetëdijesoj njerëzit se çfarë vlera kemi ne dhe sa e rëndësishme është të kemi parfume me bazë bimore në duar.


Intervistoi: Megi latifi