"Stacioni hapësinor" i parë i simuluar në Tokë i krijuar prej Kinës kalon shqyrtimin e pranimit
2024-02-29 11:51:41

Foto nga CMG

"Stacioni hapësinor tokësor" i parë i Kinës, Infrastruktura e Simulimit dhe e Studimit të Mjedisit Hapësinor (SESRI), kaloi shqyrtimin e pranimit të vet të martën në Harbin, kryeqendrën e provincës Heilongjiang të Kinës Verilindore. 

Foto nga CMG

SESRI është një platformë eksperimentale me bazë në tokë dhe në shkallë të gjerë e shkencës dhe e teknologjisë hapësinore, e projektuar për studimin e çështjeve bazë shkencore në fusha të tilla si materialet hapësinore, pajisjet dhe fizika magnetosferike. Ai është prodhuar nga Instituti i Teknologjisë i Harbinit dhe Korporata e Shkencës dhe e Teknologjisë Hapësinore e Kinës dhe ka aftësi për simulimin e nëntë faktorëve të mjedisit hapësinor, duke përfshirë plazmën, rrezatimin e grimcave dhe rrezatimin elektromagnetik diellor. 

SESRI është një objekt shkencor madhor në industrinë hapësinore të Kinës dhe projekti i parë i infrastrukturës shkencore e teknologjike në rajonin verilindor të Kinës, sipas autoriteteve vendore.