Historia e “dumplings” kineze, nga gjetjet arkeologjike te tavolinat moderne
2024-02-28 11:14:02

Gjatë Festës së Pranverës, familjet kineze mblidhen së bashku për një ribashkim dhe dumplings, të njohur edhe si “jiaozi”, zakonisht luajnë një rol qendror në këtë traditë. Në veri, mbushjet me selino dhe qiqra nuk japin vetëm aromë, por simbolizojnë edhe zell dhe jetëgjatësi. Në jug, “dumplings” me vezë në formë shufre dhe “yau gok” i skuqur dihet se mbartin shpresat e njerëzve për një vit të ri të begatë.

Xinhua

Xinhua

Por, pavarësisht nga popullariteti i tyre në Kinë dhe në mbarë botën, origjina e tyre nuk është e qartë. Arkeologët në provincën Shandong  të Kinës lindore deklaruan për “Xinhua” se të dhënat më të hershme fizike të “dumplings” (byreçkave) datojnë rreth 2500 vjet më parë.

Tengzhou në Shandong, i cili është rreth një orë me makinë nga Qufu, vendlindja e Konfucit, ishte kryeqendra e një shteti të vogël të quajtur Xue gjatë periudhës së pranverës dhe vjeshtës (770 p.e.s.-476 p.e.s.).

CFP

CFP

Wang Dongmei, zëvendësdrejtoreshë e Departamentit të Kërkimit Arkeologjik në Muzeun e Shandong  tha se gjatë një projekti arkeologjik në vitin 1978, arkeologët zbuluan një enë bronzi të gërryer dhe të mbyllur në varrin e një monarku Xue që sundoi rreth 2500 vjet më parë.

“Pasi e hapëm, gjetëm ushqime me ngjyrë të verdhë, trekëndore që ishin rreth 5 ose 6 centimetra në anët e tyre më të gjata, të ngjashme me byreçka dhe të mbuluara me një shtresë pluhuri të bardhë që u largua nga era. Kur i shtypëm butësisht me një shkop bambuje, ato u thërrmuan, duke zbuluar thërrime të ngjashme me mbushjen brenda, por nuk ishte më e mundur të identifikohej përbërja”,- tha Wang.

Ajo vuri në dukje se në varr, i cili ishte i paprekur nga grabitësit, u gjetën 28 enë ritualesh prej bronzi që përmbanin mbetje nga bagëtitë, pula dhe hala peshku të ruajtura mirë.

“Me sa di, nuk janë gjetur byreçka më të vjetra në Shandong apo në ndonjë rajon tjetër në të gjithë vendin. Kjo sugjeron që ky lloj gatimi, që është një pjesë unike e kulturës së kuzhinës kineze, ka të ngjarë ta kenë origjinën në Shandong”,- tha Hu Xinli, kreu i  ekipit të gërmimit.

CFP

CFP

Nga periudha e Hanit lindor (25-220) te periudha e Tre Mbretërive (220-280) dhe zhvendosja në jugperëndim të vendit, “dumplings” duket se janë bërë një pjesë e domosdoshme e kuzhinës kineze.

Muzeu i Sichuan ka një statujë kuzhinieri që daton në periudhat e Hanit lindor dhe të Tre Mbretërive që u zbulua nga një varr në qarkun Zhong në Chongqing. Shefi i kuzhinës duket i relaksuar dhe në dërrasën e prerjes përpara tij duken qartë byreçkat.

Wen Xiaohua, kuratori i muzeut Yunyang në Chongqing  tha se skulpturat e punëtorëve dhe kërcimtarëve të së njëjtës epokë zakonisht kishin shprehje të gëzueshme, duke reflektuar një shpirt optimist, vitalitet të bollshëm dhe një pikëpamje shpresëdhënëse.

Mbi 10 skulptura qeramike me “dumplings” janë zbuluar vetëm në Chongqing. “Në rajonet e Sichuan dhe Chongqing  janë zbuluar një numër i konsiderueshëm i skulpturave të kuzhinierëve, që datojnë në periudhat e Hanit lindor dhe të Tre Mbretërive, dhe janë nga 20 deri në 50 centimetra në lartësi. Zakonisht ka lloje të pasura përbërësish në dërrasat e tyre dhe në përgjithësi janë të buzëqeshur, duke u kënaqur me procesin e gatimit”,- tha Zuo Zhiqiang, studiues i asociuar në Institutin e Kërkimeve të Relikteve Kulturore dhe Arkeologjisë në Chengdu.

Xinhua

Xinhua

“Dumplings” janë zbuluar gjithashtu të kenë qenë të pranishme mbi një mijë vjet më parë në Xinjiang (Shinxhian) të Kinës veriperëndimore. “Për shkak të klimës së thatë, nga varret e Astana-s në Turpan, Xinjiang, janë nxjerrë ushqime të ruajtura mirë nga dinastia Tang (618-907)”,- tha Wang Renxiang, studiues në Institutin e Arkeologjisë së Akademisë Kineze të Shkencave Sociale.

Lu Lipeng, hulumtues në Institutin e Relikteve Kulturore dhe Arkeologjisë në Xinjiang, tha se deri më sot janë zbuluar afërsisht 20 “dumplings” nga dinastia Tang në Astana.

Disa varre ishin dëmtuar nga shkatërruesit dhe grabitësit, por “dumplings” shpesh gjendeshin në enë qeramike ose druri pranë kokës së të ndjerit, duke e bërë të vështirë aksesin në to.

Xinhua

Xinhua

Duke reflektuar mbi historinë 2500-vjeçare të “dumplings” në të gjithë Kinën, Wang Renxiang tha se ato janë të thjeshta për t'u bërë dhe mund të kenë një shumëllojshmëri mbushjesh për të përmbushur preferencat e ndryshme të shijes.

Kombinimi i komoditetit, shijes dhe simbolikës së pasur ka lehtësuar praninë e tyre të qëndrueshme ndër breza. “Nga vendet arkeologjike të periudhës së pranverës dhe vjeshtës deri te tavolinat moderne të ngrënies, “dumplings” mbartin ndjenjën dhe identitetin kulturor të popullit kinez dhe simbolizojnë dashurinë për jetën dhe pritjen e tyre për të ardhmen”, tha Hu.

Ai kujton se sa herë që aroma e “dumplings” përhapet në shtëpi, mendja e tij shkon në episodin e zbulimit emocionues të vitit 1978.