Foto nga CMG
Grupi Mediatik i Kinës (CMG) njoftoi të martën zgjerimin e shërbimit të tij të transmetimit audio në internet, "Yunting" (Tingulli eterik), me 41 programe të reja.
Presidenti i CMG-së Shen Haixiong e njoftoi përmbajtjen e re në një konferencë shtypi në Pekin, së bashku me një numër të ftuarish. Ofertat e reja përfshijnë audiolibra, seri audio lidhur me filozofinë tradicionale kineze, përshtatje dramatike e letrare dhe përmbajtje arsimore të përshtatur për fëmijët.
"Yunting", që ka filluar në mars 2020, vlerësohet tani si "ekipi kombëtar" kinez i transmetimeve audio të lëvizshme, me mbi 260 milionë përdorues. Veçanërisht ai përdoret lidhur me argëtimin në automjete, me mbi 81 milionë përdorues që e dëgjojnë kur udhëtojnë me makinat e tyre, duke u bërë shërbimi kryesor audio për automjetet në Kinë.