Zëdhënësja: Pjesa kontinentale ruan të drejtën për të marrë të gjitha masat për përplasjen e varkës
2024-02-28 15:25:55
Foto nga Xinhua
Pjesa kontinentale e Kinës rezervon të drejtën për të marrë të gjitha masat në lidhje me përplasjen e një varke në ujërat afër Kinmenit që çoi në vdekjen e dy peshkatarëve të pjesës kontinentale dy javë më parë, tha të mërkurën Zhu Fenglian, zëdhënësja e Zyrës së Çështjeve të Tajvanit të Këshillit të Shtetit të Kinës.
Duke folur në një konferencë shtypi, Zhu vuri në dukje se autoritetet e Partisë Demokratike Progresive nuk kërkuan falje për incidentin vdekjeprurës dhe madje gënjyen dhe fshehën të vërtetën. Zëdhënësja u kërkoi gjithashtu autoriteteve të Tajvanit që ta bëjnë publike të vërtetën sa më shpejt që të jetë e mundur. (Çang Çuo)
Lajmet Kryesore