Provinca kineze e pasur me qymyr ka përparuar kalimin drejt energjisë së gjelbër
2024-02-28 16:58:00

Foto nga VCG

Kapaciteti i instaluar i energjisë së re të prodhuar nga era dhe energjia diellore në provincën Shanxi të Kinës veriore të pasur me qymyr kishte arritur në 50.93 milionë kilovat deri në janar 2024, duke përbërë 38.2 për qind të totalit të provincës, sipas degës Shanxi të Rrjetit Shtetëror.

Energjia e erës dhe diellit kanë kapacitet që tejkalon 25 milionë kilovat secila, shtoi kompania, citon “Xinhua”.

Në vitin 2019, Kina nisi një program pilot të revolucionit të energjisë në Shanxi, duke shpresuar që provinca do të bënte përparime në ndërtimin e një modeli të konsumit të energjisë të pastër dhe me karbon të ulët dhe promovimin e inovacionit të teknologjisë së energjisë.

Shanxi propozoi që deri në fund të periudhës së Planit të 14-të Pesëvjeçar (2021-2025), energjia e re dhe e pastër do të përbënte 50 për qind të kapacitetit të saj total të instaluar dhe 30 për qind të gjenerimit total të energjisë. (Elona)