foto nga CFP
Një qendër shtypi për sesionet vjetore legjislative dhe konsultative politike të Kinës u hap të martën në Hotelin "Qendra Mediatike" në Pekin. Sesioni i dytë i legjislaturës së 14-të të Asamblesë Kombëtare Popullore (AKP) dhe sesioni i dytë i Komitetit Kombëtar të 14-të të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK) do të hapen përkatësisht më 5 dhe 4 mars.
Mbi 3 000 reporterë janë regjistruar për të njoftuar mbi dy sesionet, duke përfshirë më shumë se 1 000 nga Hong-Kongu, Makaoja, Tajvani dhe të huaj, sipas qendrës së shtypit.
foto nga CFP
Salla e konferencave të shtypit dhe dhomat e intervistave të qendrës së shtypit janë përgatitur për një numër veprimtarish intervistimi që do të kryhen.
Qendra e shtypit për të dy sesionet do të përdorë gjithashtu internetin për të ofruar një gamë shërbimesh dhe masash për ta bërë punën e gazetarëve vendas e të huaj më të përshtatshme.
Versionet elektronike të dokumenteve kryesore të konferencës do t'u jepen gazetarëve, duke bërë që ata të mos presin në radhë të gjata për t'i marrë ato.
Dhomat e intervistave do të vendosen gjithashtu në vendet ku qëndrojnë deputetët e AKP-së dhe përfaqësuesit e KKPPK-së, duke ofruar shërbime të përshtatshme për intervistat mediatike me ta. (Artan)
foto nga CFP