Foto nga VCG
Ish-sulmuesi i Gjermanisë, Lukas Podolski, ka arritur një pasuri prej 180 milionë paundsh, por jo nga futbolli, njofton “RTSH”.
38-vjeçari ka ndërtuar perandorinë e tij të biznesit në verilindje të Gjermanisë, duke hapur një zinxhir qebaptoresh dhe një kompani akulloresh.
Po ashtu, ai ka një qendër sportive si dhe një turne futbolli ku marrin pjesë influencues, ish-lojtarë dhe fansa.
Podolski lançoi për herë të parë markën e tij të ëmbëlsirave “Ice Cream United” në vitin 2017, dy vjet pasi u largua nga Arsenali.
Foto nga VCG
Një vit më vonë, u hap dyqani i tij i parë i qebapit “Mangal Doner” dhe tani ka rreth 30 degë në të gjithë Gjermaninë.
Mendja e tij e biznesit i ka sjellë plot 177.5 milionë paund. Kjo shifër përfshin edhe të ardhurat e tij në karrierë si lojtar, pasi ishte një nga lojtarët më të paguar të Arsenalit gjatë kohës së tij në klub.
Ish-lojtari i Bayern Munich shënoi 21 gola në 82 paraqitje për klubin përpara se të shkonte në huazim te Interi në vitin 2015.
Foto nga VCG
Në nivel ndërkombëtar, Podolski ishte pjesë i kombëtares gjermane që fitoi Kupën e Botës në vitin 2014.
Ai shënoi gjithsej 49 gola në 130 paraqitje për vendin e tij para paraqitjes së tij të fundit kundër Anglisë në vitin 2017. (Fatosi)