< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Dokumentari mbi artin e grabitur afrikan fiton “Ariun e Artë” në Berlinale
2024-02-26 16:27:28

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Dokumentari “Dahomey”, i regjisores franceze Mati Diop, për kthimin e artit të grabitur afrikan, ka fituar “Ariun e Artë”, si Filmi më i Mirë i Festivalit të Filmit të Berlinit, bën të ditur “ATSH”.

Kjo është hera e dytë që një film dokumentar fiton çmimin kryesor të Berlinales.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në filmin e saj, 41-vjeçarja Diop, e cila ka rrënjë senegaleze, shoqëron 26 statuja në udhëtimin e tyre nga Franca në vendin e tyre të origjinës, Benin.

Thesaret e grabitura të artit u vodhën nga Dahomey, i cili tani është Benini, në vitin 1892.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në total, rreth 7000 vepra arti u vodhën rreth 130 vjet më parë dhe janë ende sot në Francë.

“Të kthesh do të thotë të bësh drejtësi”,- tha Diop pas marrjes së çmimit. (Fatosi)

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree