< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Xi thekson rëndësinë e promovimit të rinovimit të pajisjeve dhe tregtimit të mallrave të konsumit
2024-02-24 19:58:58

Foto CFP

Foto CFP

Presidenti kinez Xi Jinping theksoi të premten  promovimin e një raundi të ri të rinovimit të pajisjeve në shkallë të gjerë dhe tregtimit të mallrave të konsumit si dhe uljen e shpenzimeve logjistike.

Xi, njëkohësisht Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror të Ushtrisë, i bëri këto komente në një mbledhje të Komisionit Qendror për Çështjet Financiare dhe Ekonomike, të cilat kryesohen nga ai.

Përditësimi i produkteve është një hap i rëndësishëm për të promovuar zhvillimin me cilësi të lartë, tha Xi

Rinovimet e pajisjeve në shkallë të gjerë dhe tregtimi i mallrave të  konsumit do të nxitin investimet dhe konsumin, u theksua në këtë takim.

Banorëve duhet t’u sillen më shumë produkte të qëndrushme të konsumit me cilësi të lartë dhe burimet e mbetjeve duhet të riciklohen, u konkludua në këtë mbledhje.

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree