Shangai do të ndërtojë dy universitete të sipërmarrjeve të përbashkëta kineze dhe të huaja këtë vit, bëhet e ditur në planin vjetor të Komisionit të Arsimit të Shangait. Sipas komisionit, Universiteti Kino-Gjerman i Shkencës dhe Teknologjisë dhe Instituti i Arteve Kino-Britanik synojnë të ofrojnë talente të nivelit të lartë dhe ndërdisiplinor, që plotësojnë nevojat industriale duke promovuar hapjen e nivelit të lartë të Shangait.
foto nga VCG
Universiteti Tongji, nga ana kineze e sipërmarrjes së përbashkët të universitetit kino-gjerman, bëri të ditur se shkolla e re do të krijohet duke iu referuar modelit të universiteteve gjermane të shkencave të aplikuara. Konsorciumi Universitar Gjerman për Bashkëpunime Ndërkombëtare dhe tre universitete gjermane të përfshira në sipërmarrjen e përbashkët do të inkorporojnë filozofinë e tyre arsimore, mënyrën e funksionimit, sistemin e kurrikulës dhe përvojën e menaxhimit në sipërmarrjen e përbashkët.
Kjo sipërmarrje do të zgjerojë bashkëpunimin me universitetet partnere gjermane, qarqet e biznesit të të dy vendeve dhe sipërmarrje të tjera ndërkombëtare në Shangai, bëri të ditur Universiteti Tongji. Sipas memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar në qershor, universiteti do të pozicionohet në Zonën Speciale Lingang të Zonës Pilot të Tregtisë së Lirë të Kinës në rrethin Pudong.
Konsorciumi gjerman përbëhet nga 37 nga universitetet më të forta të shkencave të aplikuara në Gjermani, të cilët kryejnë trajnime të talenteve dhe kërkime shkencore të aplikuara për të përmbushur nevojat e ndërmarrjeve moderne të prodhimit. Disiplina e tyre është në përputhje me nevojat industriale të zonës Lingang. Kjo sipërmarrje e përbashkët synon gjithashtu të promovojë zhvillimin e talenteve në rajonin e deltës së lumit Yangtze, veçanërisht duke përgatitur të diplomuarit për tregun e punës dhe duke punuar me kompanitë lokale me modelin gjerman të formimit të talenteve.
foto nga VCG
Fang Shouen, zyrtari partiak i Universitetit Tongji, tha se sipërmarrja e përbashkët do të jetë një tjetër moment historik i rëndësishëm në bashkëpunimin midis Kinës dhe Gjermanisë në arsimin e lartë.
“Universiteti i ri do të jetë shkolla e parë me sipërmarrje të përbashkët kineze-të huaj në Kinë që përdor modelin e universiteteve gjermane të shkencave të aplikuara. Ndërkohë, Shangai do të sigurojë një skenë të klasit të parë për një arsim të tillë të lartë të stilit gjerman për të shkuar në botë dhe për të eksploruar një qasje më ndërkombëtare të trajnimit të talenteve”,- tha ai.
Instituti kino-britanik do të jetë një sipërmarrje e përbashkët midis Universitetit Donghua në Shangai, i cili fokusohet te tekstilet, materialet dhe dizajni, dhe Kolegjit Mbretëror të Artit me qendër në Londër.
Shkolla e sipërmarrjes së përbashkët synon të nxjerrë talente të nivelit të lartë, ndërkombëtar dhe të klasit të parë në fushat e artit, dizajnit dhe krijimtarisë, si dhe të ndihmojë në zgjerimin e bashkëpunimit të thellë dhe mësimit të ndërsjellë midis Kinës dhe Mbretërisë së Bashkuar në fushën e arsimit të lartë. Po ashtu, synohet mbështetja e zhvillimit urban të Shangait si një qytet ndërkombëtar i dizajnit, modës dhe markave, sipas Universitetit Donghua.
foto nga VCG
“RCA” është shkolla më e vjetër e artit dhe dizajnit në botë. Ajo është renditur e para në kategorinë e artit dhe dizajnit në renditjen e universiteteve botërore QS për tetë vjet rresht.
Universiteti i Nju Jorkut në Shangai ishte instituti i parë i arsimit të lartë mes autoriteteve arsimore kineze dhe të huaja. E themeluar në vitin 2012, “NYU Shanghai” konsiderohet si një program pilot në bashkëpunimin arsimor Kinë-SHBA. Aktualisht ka më shumë se 1800 studentë të diplomuar nga afro 80 vende dhe rajone. Rreth gjysma e të cilëve janë studentë ndërkombëtarë.