Ndërsa nata bie gradualisht, dallohet një shtëllungë tymi që del nga një sobë në një fshat të qetë popullor në brigjet e lumit Tumen në provincën Jilin të Kinës verilindore. Jin Jingnan është i angazhuar me ngrohjen brenda një shtëpie të stilit korean mbi 140-vjeçare.
Turistë me veshje koreane në Yanbian(Foto:VCG)
“Turistët do të vijnë së shpejti”,- tha 71-vjeçari.
Banesa e tij, më e vjetra në fshatin Bailong, është tani një vend i njohur. Me pamje nga jugu, shtëpia u ndërtua në vitin 1880 duke përdorur mënyra tradicionale të bashkimit të copave të drurit në vend të gozhdëve dhe vidave. Ekspertët thonë se struktura është një shembull i rrallë dhe i ruajtur mirë i një shtëpie të stilit korean.
Në fshat, i vendosur në prefekturën autonome Yanbian Koreane, banesat e stilit korean lidhen me ura druri dhe rrugë me gurë, ndërsa pajisjet e përdorura për prodhimin dhe ruajtjen e salcës së sojës janë vendosur mjeshtërisht midis oborreve.
Më pak se 100 njerëz jetojnë në fshat dhe shumica janë mbi 60 vjeç, sipas Jin. “Pak njerëz erdhën në fshatin e largët në të kaluarën, por tani, vizitat e tyre na lejojnë të jetojmë një jetë shumë më të mirë”,- tha ai. Jin, i cili dikur siguronte jetesën duke punuar në Korenë e Jugut, vendosi të kthehej në Bailong në vitin 2005 pasi pa se si infrastruktura dhe peizazhi i rrugëve kishin pësuar transformime të jashtëzakonshme në qytetin e tij. Ai gjithashtu filloi të rishqyrtojë vlerën e shtëpive të lashta të stilit korean.
“Historia e fshatit tonë është një mikrokozmos i historisë së popullit etnik korean në Kinë”,- tha ai. Turistët tani vërshojnë çdo ditë në fshat për të bërë foto, për t'u mrekulluar me shtëpitë, për të shijuar kuzhinën koreane dhe për të përjetuar zakonet e grupit etnik korean. Vitin e kaluar, fshati mirëpriti mbi 100.000 turistë, sipas Jin.
Shfaqje tradicionale koreane në provincën Jilin, Kinë(Foto:VCG)
Zhang Wenli, nga provinca Sichuan, së fundmi vizitoi fshatin me tre miq. “Ishte një udhëtim i paharrueshëm. Patjetër do t’ua rekomandojmë miqve tanë për ta vizituar fshatin”,- tha Zhang.
Jin tha se fshati ka më shumë plane për turistët. “Këtë vit, ne planifikojmë të hapim më shumë turne të kuzhinës, në mënyrë që njerëzit të mësojnë se si të bëjnë ushqime tradicionale koreane”,- tha ai.
Fshati ka ngritur gjithashtu një ekip për të dhënë shfaqje të stilit korean për vizitorët. “Mund të fitoj 3000 deri në 4000 juanë (422 deri në 563 dollarë) në muaj duke performuar”,- deklaroi Wu Zhenghua, një banor vendas.
Fshatarë të tjerë po përfitojnë nga vërshimi i vizitorëve duke hapur bizneset e tyre. Zhang Xiangshun, 45 vjeç, hapi një sallon bukurie në Bailong vitin e kaluar, kryesisht duke bërë grim për vizitorët në turnetë e fotografimit.
Turistë me veshje koreane në Yanbian(Foto:VCG)
Pas diplomimit nga universiteti, Li Xuanzhu, 24 vjeçe, u transferua në fshat për të drejtuar një shtëpi. “Fillimisht, të afërmit dhe miqtë e mi thanë se mora një vendim të guximshëm, por isha mjaft optimiste. Tani, pasi panë fluksin e vizitorëve, ata e kuptuan se vendimi im ishte i mirë”,- tha Li, duke shtuar se ajo po planifikon të investojë më shumë para në fshatin antik.