foto nga CFP
Pianisti kinez me famë botërore Lang Lang performoi në kompleksin multifunksional “Auditorium” në Romë të hënën në mbrëmje, i pari i një sërë koncertesh në Evropë dhe Amerikën e Veriut të programuara në katër muajt e ardhshëm, shkruan “Xinhua”.
Para audiencës në sallën “Santa Cecilia” me 2800 vende, Lang Lang luajti pjesë nga kompozitorët klasikë Gabriel Faure, Robert Schumann dhe Frederic Francois Chopin.
Ky ishte koncerti i tij i parë në kryeqytetin italian që nga viti 2021. Pas Romës, Lang Lang do të performojë të premten në Torino të Italisë, përpara se të niset për në Gjermani.
Pianisti ka interpretuar në koncerte solo dhe me orkestra të mëdha në mbarë botën. Ai gjithashtu ka promovuar edukimin muzikor për talentet e rinj globalë përmes fondacionit muzikor “Lang Lang”, i krijuar në vitin 2008. (Elona)