Kinë, mbi 73 milionë vizita në muze gjatë Festës së Pranverës
2024-02-19 20:13:54

foto: VCG

foto: VCG

Mbi 73 milionë njerëz në Kinë zgjodhën ta kremtonin sivjet Festën e Pranverës (Vitin e Ri Kinez) duke përjetuar pasurinë kulturore të muzeve.

Sipas të dhënave paraprake të publikuara të dielën nga Administrata Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore e Kinës, nga 10 deri më 17 shkurt numri i vizitave në muzetë në mbarë Kinën arriti në 73.58 milionë, duke u rritur 98.6 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Prej tyre, numri i vizitave në muzetë e provincave Shaanxi, Sichuan, Jiangsu, Guangdong, Shandong, Henan, Zhejiang dhe Jiangxi i tejkaloi 3 milionët.

foto: VCG

foto: VCG

Administrata raportoi se u organizuan mbi 8 500 ekspozita tematike dhe aktivitete kulturore nga muzetë e Kinës, duke u dhënë vizitorëve mundësinë të shijojnë përvojën e pasur kulturore gjatë stinës festive. (Li Huailiang/Artan)