Vetëbesimi kulturor shkëlqen nëpërmjet trendit të ri të modës të stilit kinez
2024-02-16 11:58:32



Me interesimin e vazhdueshëm për kulturën tradicionale, "stili i ri kinez" i veshjeve, i cili ndërthur me zgjuarsi elementet tradicionale dhe ato moderne, është në qendër të vëmendjes gjatë Festës së Pranverës të këtij viti dhe po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet, veçanërisht në mesin e të rinjve kinezë.

 

Gjatë kësaj feste, vizitorë me veshje të stilit të ri kinez janë parë shpesh në atraksione të njohura turistike, restorante, dyqane të mëdha dhe panaire tempujsh. Ata veshën jelekë me tegela me motive dragoi dhe feniksi, xhaketa Song me kopsa tradicionale kineze dhe funde tradicionale.

 

Ajo që më parë ishte e popullarizuar vetëm në mesin e brezit të vjetër, tani është shndërruar në një trend të modës te brezi i ri, falë kombinimit artistik dhe të guximshëm të elementeve tradicionale kineze dhe dizajnit modern. Shumë përdorues të mediave sociale i referohen këtij trendi si "zgjimi i vijës së gjakut".

 

Duke ndjekur traditën e veshjes së rrobave të reja për vitin e ri, një banore e provincës Anhui me mbiemrin Zhang i bleu vajzës së saj rroba të kuqe të ndezur për Vitin e Ri Kinez përpara Festës së Pranverës.

"Këtë vit, i bleva me qëllim fëmijës tim veshje të stilit popullor kinez, që janë të trasha dhe të ngrohta, por njëkohësisht festive”, - tha Zhang.

 Sipas të dhënave të tregtisë elektronike nga “Douyin”, versioni kinez i “TikTok”-ut, videot me “hashtags” si "China-chic" ose "veshje e stilit kinez" mblodhën më shumë se 500 milionë shikime nga 13 janari deri më 28 janar këtë vit. Vëllimi i shitjeve u rrit mbi 21 herë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

 

foto: VCG

foto: VCG

Në “Xiaohongshu”, një platformë kryesore e mediave sociale e fokusuar në stilin e jetës në Kinë, hashtag-u "veshjet e stilit të ri kinez" ka marrë tashmë mbi 1.8 miliardë shikime.

 

Ky trend ka gjithashtu një ndikim të rëndësishëm jashtë internetit. Shitjet në një dyqan të specializuar veshjesh të stilit kinez në Pekin kohët e fundit kanë shënuar një rritje të shpejtë. Një shitës me emrin Zhao  tha se shumë klientë kanë vizituar dyqanin kohët e fundit për të blerë veshje të stilit kinez për festimet e tyre të Pranverës. Artikujt me motive dhe simbole janë veçanërisht të njohura, sipas Zhao.

 

Për shumë konsumatorë të rinj, veshjet e reja të stilit kinez po zbusin ndjenjën e solemnitetit të lidhur me veshjen tradicionale, duke i bërë të përshtatshme në jetën e përditshme. Zhu Chen, një grua 24-vjeçare, kohët e fundit ka zhvilluar një interes për veshjet e reja të stilit kinez. Si rezultat, ajo nisi një eksplorim të gjerë brenda Pekinit në përpjekjen e saj për të blerë veshje të tilla.

 

foto: VCG

foto: VCG

Nga këndvështrimi i saj, ky trend i modës është një manifestim i besimit kulturor. Zhu tha: "Në të kaluarën, njerëzit mund të kishin menduar se veshjet e markave të stilistëve ishin e vetmja mënyrë për të treguar shije të mirë. Megjithatë, në ditët e sotme, shumë preferojnë veshje që përfaqësojnë kulturën kineze kur dalin jashtë vendit".

 

foto: VCG

foto: VCG

Zhu shtoi se ajo kishte parë njerëz të veshur me rroba të stilit kinez gjatë vizitës në Muzeun Britanik, si dhe kur udhëtoi në Shtetet e Bashkuara.

Cheng Min, tudente universiteti në të 20-at, tha se kishte blerë veshje të stilit kinez posaçërisht për të mirëpritur Vitin e Ri Hënor Kinez. “Unë shoh se veshjet e stilit kinez për Festës e Pranverës janë tradita unike dhe romantike për kinezët”, - tha Cheng.

 

Wei Pengju, profesor kulture dhe komunikimi në Universitetin Qendror të Financave dhe Ekonomisë, tha se integrimi i vazhdueshëm i elementeve kulturore tradicionale në stilet moderne të jetesës përmes dizajneve dhe shprehjeve të reja është çelësi i rritjes së popullaritetit të veshjeve të reja të stilit kinez.

 

Ndërsa ndjenja e klientëve për identifikimin dhe krenarinë për kulturën tradicionale vazhdon të forcohet, kultura tradicionale do të fuqizojë vazhdimisht forma të reja të konsumit dhe do të aktivizojë dinamikat e reja të konsumit, shtoi Wei.