Shën Valentini në Tiranë
2024-02-15 13:02:52

14 shkurti, Dita e të Dashuruarve  ka  simbol shkëmbimin e dhuratave mes të dashuruarve, duke nisur nga lulet, bizhuteritë, çokollatat dhe  kartolinat. Kryeqyteti i Shqipërisë Tirana është  dekoruar me zemra të kuqe, ndërsa Bashkia organizoi një në sheshin ‘Skënderbej’ një koncert me të ftuar artistë të njohur të muzikës shqiptare. Edhe Teatri Kombëtar i Operas dhe Baleti në ditën e Shën Valentinit ka ftuar publikun të ndjekë koncertin “Puccini in Love”, me  ariet dhe duetet nga operat më të njohura të historive të mëdha të dashurisë. Çifte të dashuruarish e festuan këtë ditë botërore, duke fiksuar me foto dashurinë e tyre në kryeqytetin e zbukuruar me zemra të kuqe.

CMG: Sa vite keni së bashku, që nga momenti që i keni thënë “po” njëri-tjetrit?

Teuta: Ne kemi 7 vjet që jemi të lidhur së bashku. Dita jonë e dashurinë ka nisur më 13 shkurt në vitin 2017.

CMG: Në vigjilje të ‘Shën Valentinit’ ju keni kurorëzuar dhe lidhjen tuaj?

Benardi: Ne nuk pritëm Shën Valentinin, por një ditë më parë menduam që ta festonim ditën e lidhjes tonë. Data jonë  e dashurisë është më 13 shkurt dhe Shën Valentini i vitit 2017 na gjeti bashkë.

CMG: Është vërtetë bukur teksa shoh një çift të lidhur prej 7 vjetësh, që shëtisin të përqafuar. A ka avacuar lidhja juaj?

Teuta: Patjetër që ka avancuar. Brenda vitit ne shpallëm fejesën dhe sot jemi të martuar.

CMG: Cili ka qenë dedikimi më i bukur që i keni bërë njëri-tjetrit?

Teuta: Dedikimi më i bukur ka qenë në 2 vjetorin tonë. Kur erdha në shtëpi, e gjeta dhomën e gjumit  plot me tullumbace të kuqe, ku çdo tullumbac kishte nga një zarf me një mesazh dashurie. 

CMG: Për ‘Shën Valentin’, ku ju festoni njëkohësisht  dhe përvjetorin tuaj të shtatë të dashurisë, çfarë i uroni njëri-tjetrit?

Benardi: Të mos shterrojë kurrë dashuria për njëri-tjetrit, u thinjshim së bashku, të lumtur e të dashuruar si gjithmonë.

CMG: Edhe unë ju uroj Gëzuar Shën Valentinin dhe t’ju gjejë përherë më të dashuruar e më të lumtur!

Teuta: Shumë faleminderit! Gëzuar të gjithë të dashuruarve!

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit me rastin e Ditës së të dashuruarve ka planifikuar në programin e tij për publikun e kryeqytetit koncertin “Puccini in Love”, me  ariet dhe duetet nga operat më të njohura të historive të mëdha të dashurisë, të cilat u shfaqën në mbrëmjen e  14 shkurtit. Koncerti vokalo-simfonik “Puccini in Love” solli në skenë solistët e TKOB-së artistët e ftuar, që interpretuan ariet dhe duetet e operave të kompozitorit italian Puçini, si duetet nga operat “Tosca”, “Turandot”, “La Boheme”, “Manon Lescaut”, “Madame Butterfly”, “Il Tabarro”, “Suor Angelica”, “Gianni Schicchi” dhe “Le Villi”, të gjitha janë vepra të shkruara nga Giacomo Puccini.

Një mbrëmje dedikuar dashurisë e pasionit, “Puccini in Love” solli një mbrëmje të tërë dedikuar dashurisë e pasionit, me ariet dhe duetet nga operat më të njohura të historive të mëdha të dashurisë, më 14 shkurt, ditën e të dashuruarve”, thuhet nga TKOB në faqen e tij. Në këtë koncert Orkestra Simfonike dhe Kori i TKOB-së, me dirigjent Sandor Gyudi, dirigjent kori Dritan Lumshi, dhe solistë të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit si; Eva Golemi, Amadi Lagha, Armando Likaj, Dorina Selimaj, Ivana Hoxha, Ramona Tullumani, Renisa Laçka, Nina Muho, solistë të ftuar janë Lau Fortino, Giorgia Vitiello, Antonia Cuomo, Konservatori i Salermos “Giuseppe Verdi”. Ky koncert i 14 shkurt-it u planifikuar në “Vitin e Puçinit”, një nga kompozitorët operistikë më të mëdhenj të fundshekullit të XIX-të.